Kosova në takim me gratë: Bashkia ka nevojë për zemërgjerësinë tuaj

Publikuar tek: politike, më 13:06 29-04-2015 Kosova në takim me gratë: Bashkia ka nevojë për zemërgjerësinë tuaj

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova vlerësoi rëndësinë e grave përkrah punës së tij gjatë një takimi me to në kryeqytet. Kosova u shpreh se ka punuar përkrah vajzave dhe grave në sektorin e shëndetësisë dhe do të dëshironte që të punonte me to edhe në sektorë ku është e nevojshme zemërgjerësia e tyre.

“Ashtu sikundër gjatë gjithë jetës sime përbri suksesit tim u kam pasur ju, gra dhe vajza, në sektorin që kam punuar, pse jo të mos e vazhdoj këtë eksperiencë të mirë edhe nesër në bashki që t’u kem ju përkrah për të drejtuar sektorë që kanë shumë nevojë edhe për zemërgjerësinë, dashurinë, njerzillëkun”, ka shkruar kandidati Kosova në Facebook.

Në kuadër të vlerësimit të tij për gratë në punë, ai u shpreh gjatë këtij takimi që e ka mbështetur ligjin për pjesëmarrjen e grave në listat e Këshillit Bashkiak me 50 % të tyre.

“Isha pjesë e votimit me 50%, pse jo edhe të Këshillave Bashkiakë, të jenë femra. Sepse në fund të fundit janë femrat, gratë dhe vajzat që kanë peshën kryesore të familjeve dhe janë ato që mendojnë ditë e natë të bëjnë më të mirën për fëmijët e tyre”, tha kandidati për Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa, para disa ditësh u takua me disa përfaqësi tw grave të dhunuara për të cilat premtoi se do të jenë në fokus gjatë punës së tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori Lu shqiptarëve: Jeni ju që do siguroni demokracinë, të huajt nuk do bëjnë një zgjedhje më të mirë
Bogdani: 5 mijë vende punë, mashtime. Veliaj një ministër turist i një populli eksod »
Article Logic
Execution time: 0.01988410949707
array(1) { ["section"]=> string(71) "kosova-ne-takim-me-grate-bashkia-ka-nevoje-per-zemergjeresine-tuaj-9966" }