Kosova nënshkruan MSA-në, urojnë politikanët shqiptarë

Publikuar tek: politike, më 15:30 27-10-2015 Kosova nënshkruan MSA-në, urojnë politikanët shqiptarë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte i pari që përshëndeti sot nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së mes Kosovës e BE-së duke e konsideruar një hap historik drejt anëtarësimit në BE.

“Kosova hodhi sot një hap historik në drejtim të anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Nënshkrimi i MSA është një arritje madhore e shtetit dhe qytetarëve të Kosovës dhe një investim i sigurt për interesat kombëtare të shqiptarëve kudo ku janë. Urime Kosovë”,- shkruan Basha në FB.

Pas tij edhe kryeministri Rama e cilëson marrëveshjen një zhvillim historik dhe një fakt kokëfort për frytet e dialogut. “Zhvillim historik për Kosovën nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian (+fakt kokëfortë për frytet e Dialogut)”, shkruan Rama në Facebook.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë përshëndeti vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Republikën e Kosovës. Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit është një hap i rëndësishëm ne bashkëpunimin Kosovë-BE. Ai konfirmon perspektivën evropiane të Kosovës, arritjet e vendit në procesin e shtet-ndërtimit dhe në udhën drejt konsolidimit të demokracisë në vend. Ministria e Punëve të Jashtme shpreh bindjen se nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Asociimit do të jetë një nxitje për arritje të mëtejshme të Republikës së Kosovës në procesin e reformave te gjithanshme në vend si dhe për të përfituar edhe nga procesi i liberalizimit të vizave, transmeton "Balkanweb".

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë vlerëson se vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian është një hap i rëndësishëm dhe një lajm i mirë për të gjitha vendet e rajonit, pasi çdo hap i Kosovës në drejtim të integrimit evropian, konsolidon paqen dhe stabilitetin në rajon, nxit politikat e bashkëpunimit rajonal dhe forcon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qeveria u blen dekodera familjeve të varfëra, 3.5 miliardë lekë nga buxheti i shtetit
PD dorëzon në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të nënkryetares Leskaj »
Article Logic
Execution time: 0.042391061782837
array(1) { ["section"]=> string(59) "kosova-nenshkruan-msa-ne-urojne-politikanet-shqiptare-24073" }