Kosova nuk do të luajë më në “Loro Boriçi” , merret vendimi

Publikuar tek: sport, më 14:09 15-10-2016 Kosova nuk do të luajë më në “Loro Boriçi” , merret vendimi

Kosova zhvilloi ndeshjen kundër Kroacisë në “Loro Boriçi”, të cilën e humbi me rezultatin 0-6 ndaj ballakanasve, duke regjistruar humbjen e parë më të thellë zyrtarisht që nga krijimi i saj. Por, duket se përfaqësuesja më e re e botës së futbollit do të largohet nga Shkodra dhe do të nisë të luajë brenda territorit të shtetit të saj.

Bëhet fjalë për dy ndeshjet e vitit të ardhshëm, kundër Ukrainës dhe Finlandës, pasi parashikohet që stadiumi i Prishtinës të ketë përfunduar. Burime pranë FFK-së bëjnë me dije se në verën e vitit të ardhshëm stadiumi do të ketë përfunduar dhe do të vihet në shërbim të përfaqësueses më 5 shtator për ndeshjen kundër Finlandës dhe më 6 tetor në ndeshjen kundër Ukrainës.

Por, sportdashësit kosovarë nuk do të kenë mundësi që të shohin yjet e futbollit botëror në fushën e tyre, pasi me kundërshtarin Kroaci takimi i shtëpisë u luajt, ndërsa ai kundër Turqisë do të zhvillohet në Shkodër. Po në “Loro Boriçi”, Kosova do të presë edhe Islandën më 24 mars 2017 dhe Turqinë më 11 qershor 2017.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTOT: Martohet zv.kapiteni bardheblu Gent Muça, dasma pikante në xhami e fushën e blertë para Skënderbeut
Dy lojtarët gjermanë “dru me hashash” i vënë zjarrin hotelit në Shqipëri, përjashtohen »
Article Logic
Execution time: 0.017597913742065
array(1) { ["section"]=> string(61) "kosova-nuk-do-te-luaje-me-ne-loro-borici-merret-vendimi-56286" }