Kosova nuk iu përgjigj në telefon, Veliaj i dërgon sms: Jemi gati për fushatë pozitive

Publikuar tek: politike, më 20:10 17-04-2015 Kosova nuk iu përgjigj në telefon, Veliaj i dërgon sms: Jemi gati për fushatë pozitive

Pas zyrtarizimit kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ka tentuar të telefonoj rivalin e tij demokrat Halim Kosovën për ta uruar për përzgjedhjen si kandidat, por siç mëson Newsbomb, ky i fundit nuk i është përgjigjur telefonatës së Veliajt.

Edhe pse nuk është qartë se përse Kosova ka refuzuar t’i përgjigjet në telefon Veliajt, fakt është se ky i fundit i ka dërguar gjatë ditës së sotme një mesazh urimi.

“Jemi gati për një fushatë pozitive dhe ju uroj suksese” ishte mesazhi i Veliaj drejtuar Kosovës, por kësaj here kandidati i PD-së, ndryshe me telefonatën ka vendosur t’i përgjigjet me mesazh Veliajt: “Ju falenderoj dhe suksese gjithashtu”.

Kjo është një nisje e mirë për fushatën e Tiranës, kur dihet se ajo është karakterizuar gjithnjë nga një tension i madh dhe akuza të rënda politike midis kandidatëve dhe dy partive kryesore. Veliaj dhe Kosova janë prezantuar dje zyrtarisht nga PS dhe PD, si kandidatët e tyre për Bashkinë më të madhe të vendit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS në Mirditë kandidon me Ndrec Dedën, PD me Gjergj Prengën
Genc Deromemaj përballë Dritan Lelit e e Vasil Bedinës për Bashkinë e Vlorës »
Article Logic
Execution time: 0.031426906585693
array(1) { ["section"]=> string(89) "kosova-nuk-iu-pergjigj-ne-telefon-veliaj-i-dergon-sms-jemi-gati-per-fushate-pozitive-9059" }