Kosova: Përpjekje jo të vogëla për manipulim, të dhënat paraprake flasin për fitoren tonë

Publikuar tek: politike, më 19:43 21-06-2015 Kosova: Përpjekje jo të vogëla për manipulim, të dhënat paraprake flasin për fitoren tonë Halim Kosova, kandidat i PD për Tiranën

Kandidati i djathtë Halim Kosova ka reaguar pas mbylljes së afatit zyrtar të procesit të votimit duke falenderuar qytetarët dhe duke konstatuar sipas tij përpjekje jo të vogëla për manipulim në qendra të ndryshme votimi.

Për Kosovën, fitorja e tij gjendet në kutitë e votimit, ndërsa thekson rëndësinë e procesit të numërimit. Kosova u ka bërë thirje numuruesve të ruajnë votat e qytetarëve.

“Të dhënat e para flasin për fitore, numëruesit të ruajnë votat e qytetarëve.

Mirëmbrëma të dashur miq
Mirëmbrëma qytetarë të Tiranës

Jam këtu për të falenderuar qytetarët që morën pjesë në votime dhe të gjithë ata komisionerë e vëzhgues që punuan me përkushtim për të garantuar një proces të rregullt, pavarësisht përpjekjeve jo të vogla e jo të pakta për manipulim që u bënë në qendra të ndryshme votimi.

Të dhënat e para që vijnë nga përfaqësuesit tanë flasin për një rezultat pozitiv në Tiranë. Fitorja jonë e përbashkët, e qytetarëve të Tiranës gjendet në kutitë e votimit.

Kemi hyrë në një moment shumë të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve, që është numërimi. I kërkoj numëruesve tanë në Tiranë, burrave e grave, vajzave e djemve, të qëndrojnë, të ushtrojnë këtë përgjegjësi historike që kanë, për ta bërë zërin e qytetarëve të dëgjohet.

Unë jam pranë jush, Partia Demokratike është pranë jush dhe mbarë qytetarët e Tiranë janë pranë jush, pasi ju kanë besuar vullnetin e tyre.

Ne sëbashku nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të deformuar verdiktin e sovranit.

Ju faleminderit”, thuhet në deklaratën e Kosovës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mbërrijnë kutitë e para në Pallatin e Sportit në Korçë, qytetarët presin t’u lexohet verdikti
Armando Prenga në hetim, por ish-deputeti di ta shijojë jetën (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.029069900512695
array(1) { ["section"]=> string(93) "kosova-perpjekje-jo-te-vogela-per-manipulim-te-dhenat-paraprake-flasin-per-fitoren-tone-14264" }