Kosova pranohet si anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës

Publikuar tek: sport, më 15:43 19-08-2015 Kosova pranohet si anëtare në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës

Kosova është pranuar këtë të mërkurë si anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.

Nga 211 anëtarë të pranishëm Kosova mori 187 vota pro, 13 kundër, ndërsa Irani dhe Afganistani abstenuan.

Gjithashtu, kongresi votoi edhe për pranimin e Sudanit të Jugut në këtë organizatë me 192 vota pro dhe 12 kundër.

Shteti i Gabonit është pezulluar nga aktivitetet ndërkombëtare të atletikës për shkak të ndërhyrjeve të qeverisë gaboneze në punët e federatës. 133 shtete votuan pro pezullimit ndërsa 63 kundër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023870944976807
array(1) { ["section"]=> string(72) "kosova-pranohet-si-anetare-ne-federaten-nderkombetare-te-atletikes-18719" }