Kosova pret vizitën e zyrtarit të rëndësishëm amerikan

Publikuar tek: kulture-art, më 21:32 17-11-2017 Kosova pret vizitën e zyrtarit të rëndësishëm amerikan

Kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Kosovën. Lajmin e bëri të ditur sot Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

Në axhendën e dërguar nga zyra e shtypit e qeverisë kosovare, thuhet se në datën 20 nëntor, në orën 07:45, kongresmeni Engel do të zhvillojë homazhe tek pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë, në oborrin e qeverisë së Kosovës, ndërsa në orën 08:00 do të zhvillohet mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës për të vijuar me konferencën e përbashkët për shtyp të kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel.

Në axhendën e njoftuar nga qeveria është edhe pjesëmarrja e kryeministrit në konferencën për lançimin e fondacionit Sfidat e Milleniumit në Kosovë (ora 10:00) dhe takimi me Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit), raporton agjencia telegrafike shqiptare.

Ndërsa, nga Kuvendi i Kosovës bëhet e ditur se kryeparlamentari, Kadri Veseli pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel, të shtunën në orën 16:30.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festivali në RTSH vjen me Adi Krastën dhe surpriza të mëdha: Duam të bëjmë Sanremon
I ndaluan këngën në RTSH, Kastro Zizo shpërthen me ulërima: Këta të mallkuarit po e përdhosin artin(VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.0041320323944092
array(1) { ["section"]=> string(60) "kosova-pret-viziten-e-zyrtarit-te-rendesishem-amerikan-99972" }