Kosova pritet të anëtarësohet në UEFA nesër. Eroll Salihu: ‘Kemi kryer të gjitha detyrimet tona’

Publikuar tek: sport, më 10:13 02-05-2016 Kosova pritet të anëtarësohet në UEFA nesër. Eroll Salihu: ‘Kemi kryer të gjitha detyrimet tona’

Delegacioni i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetar dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, do të udhëtojnë për në Budapest, ku janë të ftuar të marrin pjesë në Kongresin e 40­të të UEFA­s, i cili fillon punimet më 3 maj.

Në Kongres do të shqyrtohet edhe pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA. Para nisjes për në Budapest delegacioni do pritet në takim nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Pas 25 viteve izolim, nesër pritet që në Budapest të nis një etapë e re për futbollin tonë. Në gjitha qarqet tashmë me të madhe flitet se Kosova do të pranohet në UEFA, ndërsa pak ditë më vonë, Kosova pritet të pranohet edhe FIFA. Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Eroll Salihu, në një intervistë për KosovaPress, shprehet se “FFK me në krye Fadil Vokrrin është futur në të gjitha dyert aty ku është dashur lobimi”. “Unë jam optimist dhe pas 25 viteve, tani jemi para një momenti shumë të rëndësishëm dhe historik për futbollin e Kosovës”, thotë Salihu. Sekretari i FFK­së, Salihu thekson se “Qeveria, Ministria e Punëve të Jashtme, e sidomos Ministria e Kulturës, por edhe Memli Krasniqi (ish­ministër i sportit), por edhe ministria e tanishme, kanë pasur vullnet të jashtëzakonshëm dhe gjithmonë i kanë hapur dyert”. Salihu është i vetëdijshëm se infrastruktura sportive në Kosovë nuk është në nivelin e duhur për ndeshjet ndërkombëtare, por ai është i bindur se mund të punohet më shumë në këtë drejtim në mënyrë që skuadrat dhe përfaqësuesja jonë të ketë infrastrukturë më të mirë sportive për garat ndërkombëtare. “Ne vizituam stadiumin ‘Adem Jashari’, ku bashkë me ne ndodheshin edhe inspektorë të fushave të UEFA­s, të cilët janë të licencuar dhe ka shumë vërejtje që duhet t’i përmirësojmë”,u shpreh Salihu.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « UEFA sërish bileta në dispozicion të tifozëve, ja si të blini për ndeshjen e Shqipërisë
David Beckham, një tjetër surprizë për ditëlindje… Manchester United e kthen pas në kohë »
Article Logic
Execution time: 0.057009935379028
array(1) { ["section"]=> string(98) "kosova-pritet-te-anetaresohet-ne-uefa-neser-eroll-salihu-kemi-kryer-te-gjitha-detyrimet-tona-39241" }