Kosova: Rama më ka bërë oferta për poste të rëndësishme, fjalët e fushatës i ka nga halli

Publikuar tek: politike, më 07:27 13-05-2015 Kosova: Rama më ka bërë oferta për poste të rëndësishme, fjalët e fushatës i ka nga halli Halim Kosova në ''Opinion''

Halim Kosova, kandidati i së djathtës për Bashkinë e Tiranës, ka rrëfyer se ka patur oferta për poste të rëndësishme, nga e majta, pikërisht nga kryeministri Edi Rana. Kosova në një rrëfim të gjatë për jetën e tij dhe karrierën, ka ndarë me publikun detajet se si i ka pritur ofendimet e Ramës në drejtim të tij, duke e quajtur ‘’mjek të lodhur’’.

“Nuk kemi pasur ndonjëherë miqësi, por ai ka pasur dhe ka konsideratë për mua e madje disa herë më ka bërë oferta që rrallëherë të vijnë në jetë. Për poste shumë të rëndësishme, s’kam pse ta fsheh, dhe i jam mirënjohës.’’, ka thënë Kosova për kryeministrin Rama në emisionin ‘’Opinion’’.

Sipas tij, fjalët e fushatës Rama i ka thënë nga halli.

‘’Unë nuk e kam dëgjuar, e kam mbyllur në rrethin tim familjar çdo lloj mundësie që të më vijnë fjalë. Pse? Sepse në fjalët e fushatës çdokush do kapë diçka e do thotë diçka, por unë i marr parasysh. Fjalët e fushatës janë të thëna nga halli, nuk janë të qëndrueshme. Unë vlerësoj ato që janë thënë për mua para fushatës dhe do të them një sekret? Kam pasur telefonata nga Partia Socialiste, duke më thënë ‘’ça na bëre, se kishim llogaritur që 8 vite ta çonim shëndetësinë përpara me ty!’’, ka thënë Kosova, duke shtuar se nuk ka aspak ndërmend ta ofendojë Ramën sepse është ‘’kryeministri i tij’’.

Kosova ka folur edhe për marrëdhëniet e tij me Berishën dhe Bashën. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha denoncon: Ja skema e blerjes së votave me kupona
Meidani kritikon Ramën: Po shkel Kushtetutën me thirrjen ''të gjithë votat socialistëve'' »
Article Logic
Execution time: 0.03932785987854
array(1) { ["section"]=> string(93) "kosova-rama-me-ka-bere-oferta-per-poste-te-rendesishme-fjalet-e-fushates-i-ka-nga-halli-11020" }