Kosova-Ramës: Kafen e humbjes?! Do të jap akullore pas fitores sime

Publikuar tek: politike, më 10:44 06-06-2015 Kosova-Ramës: Kafen e humbjes?! Do të jap akullore pas fitores sime Halim Kosova

Halim Kosova do t’i japë Edi Ramës akullore. Çështja e pirjes së kafes mes kandidatit të djathtë për Bashkinë e Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama, është bërë lajm këto ditë. Edhe pse dje Rama ka konfirmuar nga Top Channel se do e pijë kafen me Kosovën, por ‘’të humbjes së tij’’. Kosova e ka ironizuar sot, duke i thënë se do t’I japë jo kafe, por akullore ose ndonjë ëmbëlsirë, sepse sipas tij pas fitores së Kosovës, nuk ka vend për kafe.

“Edi Rama pranoi që do e pijë kafen, vetëm që pas fitores nuk do pi kafe, po ndonjë ëmbëlsirë a akullore, a gjë të ëmbël. Do sajojmë ndonjë gjë të ëmbël po kafe jo”, ka thënë Kosova për Ramën.

Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje mbrëmjen e djeshme teksa ishte i ftuar në programin “Top Shoë Magazine” Kosovës pas kërkesës së tij të vazhdueshme nëpër fushata për të pirë një kafe me Ramën.

“E ftoj Kosovën që të takohemi së bashku më 22 qershor që të pijmë kafen e humbjes së tij” - tha Rama mbrëmë në Top Channel. Në këtë mënyrë kryeministri ka aluduar që zgjedhjet e 21 qershorit do të jenë një fitore e thellë e së majtës. Në një rrëfim ndryshe përballë Alban Dudushit, Rama ka argumentuar humbjen e Kosovës. “Meqënëse Halim Kosova njihet si një gjinekolog i mirë, atëherë lë t`i shërbejë mjekësisë dhe jo politikës”,  ka thënë Rama. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Elhaida Dani: Pse vendosa të mbështes Erionin? E bëra pa asnjë interes
PS i përgjigjet akuzave: Sondazhet dhe intervista e Dzanashvillit që implikon Shkëlzen dhe Sali Berishën s’janë arsye për të baltosur Ajolën »
Article Logic
Execution time: 0.028554916381836
array(1) { ["section"]=> string(70) "kosova-rames-kafen-e-humbjes-do-te-jap-akullore-pas-fitores-sime-12824" }