Kosova sfidon Shqipërinë për talentin, Milot Rashica

Publikuar tek: sport, më 18:29 12-04-2016 Kosova sfidon Shqipërinë për talentin, Milot Rashica

Kosova sfidon shqipërinë për një tjetër futbollist. Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki vazhdon të mbajë qëndrime jo fort të mira karshi Përfaqësueses kuqezi.

Ai ka deklaruar gjatë një interviste për ‘Klan Kosova” se pas pranimit në UEFA e FIFA do ta ftojë në ekip talentin e Viteses Milot Rashicën. Sipas tij, Rashica është një lojtar që është zhvilluar në Kosovë dhe ky vend ka investuar shumë për të.

Do të ishte jo e drejtë dhe jo profesionale po të mos mendonim për Milotin. Shteti i Kosovës ka investuar te ai lojtar dhe natyrisht që pas pranimit në FIFA unë do ta ftoj atë në Përfaqësuese”, ka deklaruar Bunjaki.

Milot Rashica është pjesë e ekipit shqiptar U-21 dhe në ndeshjen me Luksemburgun ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare ku ka luajtur për 20 minuta duke bërë një paraqitje mjaft të mirë.

Rashica është gjithashtu një kandidat mjaft i fortë për të qenë pjesë e listës së De Biazit në Europianin e Francës. Megjithatë duket se Kosova nuk do të heqë dorë prej tij, duke mos dashur që ta humbë një talent si Milot Rashica. Mbetet për t’u parë cila do jetë zgjedhja e 20 vjeçarit nga Vushtria. (Panorama Sport)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat: De Biasi kryeson, do drejtojë Italinë pas Euro 2016
“Uragani” Cristiano, kualifikon Realin në gjysmëfinalet e Champions League »
Article Logic
Execution time: 0.017746925354004
array(1) { ["section"]=> string(57) "kosova-sfidon-shqiperine-per-talentin-milot-rashica-37518" }