Kosova: T’i zgjidhim hallet së bashku, do të përfaqësoj edhe socialistët e ndershëm

Publikuar tek: politike, më 17:20 10-06-2015 Kosova: T’i zgjidhim hallet së bashku, do të përfaqësoj edhe socialistët e ndershëm

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova, ka premtuar për banorët e Njësisë nr.9 përmirësim të infrastukturës rrugore, ndërtimin e parqeve dhe shtimin e vendeve të parkimit.

Kosova tha se një nga projektet kryesore është ai i furnizimit të Tiranës me ujë 24 orë, duke hequr kështu të gjitha depozitat nga taracat.

“Puna ime nuk do të fillojë nga paraqitja në mënyrë perfekte e projekteve, por sekreti është që për ta bërë këtë plan realitet, ndryshon puna pasi kanë mbëtur shumë pak njerëz të ndershëm për ta bërë këtë punë. Këtë siguri unë e bazoj te dëshira për t’i ndryshuar pamjen Tiranës. Çdo projekt, qindarkë më qindarkë do të shkojë tek ju”, tha Kosova.

Kosova u ka premtuar banorëve zgjidhjen e të gjitha halleve që ata mund të kenë, “duke i identifikuar këto halle, do t’i zgjidhim së bashku”, tha kandidati i PD-së.

“Në çdo familjet tuaja do futem dhe do të identifikoj çdo problem që ju keni. Papunësi, halle, fëmijë të sëmurë, çdo hall që keni. Për çdo problem që aktualisht nuk është i Bashkisë Tiranë, të dy bashkë, me anë të një zyre avokatie do të bëjmë që hallet tuaja të jenë edhe hallet e Bashkisë dhe t’i zgjidhim këto halle së bashku”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bojaxhi bën llogaritë: Fushata e Veliajt të paktën 2 milionë euro, e Kosovës 1 milion euro
Berisha: "Aleancës së qelbësirave" i shuhen motorrët në Kukës »
Article Logic
Execution time: 0.020551919937134
array(1) { ["section"]=> string(87) "kosova-t-i-zgjidhim-hallet-se-bashku-do-te-perfaqesoj-edhe-socialistet-e-ndershem-13217" }