Kosova takim me prindërit e fëmijëve në çerdhe: Të edukojmë fëmijët për një shoqëri më të mirë

Publikuar tek: politike, më 11:36 28-04-2015 Kosova takim me prindërit e fëmijëve në çerdhe: Të edukojmë fëmijët për një shoqëri më të mirë

Kandidati i Partisë Demokratike për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova ka vizituar ditën e djeshme prindër të fëmijëve në çerdhet e kryeqytetit duke vlerësuar investimin te fëmijët si investim në të ardhmen e qytetit dhe shoqërisë. Ai shprehet në një postim në profilin e tij në Facebook se do të rrisë cilësinë e edukimit të fëmijëve që në çerdhe për një shoqëri më të mirë.

“Çfarë do të ishte Tirana pa ëndrrat e fëmijëve të saj. Asgjë nuk do të ishte. Endrrat e tyre nisin në çerdhe, rriten dhe marrin formë këtu. Po ashtu dhe karakteri i tyre. Ne kemi në dorë të ardhmen e shoqërisë dhe qytetit. Sa më shumë të rrisim cilësinë e edukimit që në çerdhe, aq më të mirë e kemi bërë shoqërinë, aq më të mirë e kemi bërë qytetin. Çerdhet në Tiranë kanë një traditë të mirë, dhe edukatoret tona punojnë shumë. Por sa më shumë të investojmë në hapat e parë të fëmijëve tanë, aq më shumë siguri do të kemi për të ardhmen tonë dhe të Tiranës”, shkruan kandidati Halim Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS, Gjylameti: Vota e 21 qershorit, votë kundër Bashës. Kraja: Nuk mundet një burrë shteti të tallet me qytetarët
Basha-Ramës: Mjaft delirove para kamerave, deklarata si ultranacionalisti serb Nikoliç »
Article Logic
Execution time: 0.031044006347656
array(1) { ["section"]=> string(98) "kosova-takim-me-prinderit-e-femijeve-ne-cerdhe-te-edukojme-femijet-per-nje-shoqeri-me-te-mire-9853" }