Kosova takon pas 30 vitesh gruan që ndihmoi të lindte: Ishte dimër i egër, Lefteries i rrezikohej jeta

Publikuar tek: politike, më 15:16 06-05-2015 Kosova takon pas 30 vitesh gruan që ndihmoi të lindte: Ishte dimër i egër, Lefteries i rrezikohej jeta

Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova është takuar sot me banorë të fshatit Shën Mëri të Komunës së Shëngjergjit. Kosova ka pasur në këtë fshat një takim të veçantë me një grua të cilën 30 vite më parë e ka ndihmuar të lindte fëmijën e saj.

Kosova përshkruan atë ditë të vitit 1985, kur ka shkuar me vëshirësi në shtëpine e Lefterie Deliut, për shkak të dimrit të egër që kishte goditur vendin.

“Takova pas 30 vitesh Lefterie Deliun. Ka qenë dimri i egër i vitit 85 kur i shkova në shtëpi në fshatin Shën Mëri. Rrezikonte jetën. Me makine deri në rrëzë te Dajtit, pastaj në këmbë me nxitim para se të bëhej lumi i pakalueshëm. Jam i gëzuar që dhe sot Lefteria gëzon shëndet të mirë. Ajo e mban mend atë natë të vështirë dhe më takoi sot për të shprehur sërish mirënjohje”, shkruan Kosova në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Regjistrimi i Ramës”, Paloka: Po cënohen zgjedhjet e lira, Prokuroria të hetojë. Reagon Partia Socialiste
Berisha publikon audio-regjistrimin e plotë të Ramës me drejtorët: “Kutitë e votave ose postin” »
Article Logic
Execution time: 0.020632982254028
array(1) { ["section"]=> string(106) "kosova-takon-pas-30-vitesh-gruan-qe-ndihmoi-te-lindte-ishte-dimer-i-eger-lefteries-i-rrezikohej-jeta-10507" }