Kosova tjetër humbje në këto eleminatore, me Turqinë vendosën dy episode

Publikuar tek: sport, më 20:15 12-11-2016 Kosova tjetër humbje në këto eleminatore, me Turqinë vendosën dy episode

Kosova nuk ka mundur që të rezistojë përball Turqisë, duke humbur këtë ndeshje me shifrat 2-0.

Transferta e Antalias nisi mirë për përfaqësuesen e Kosovës, e cila në pjesën e parë jo vetëm që u mbrojt mirë, por edhe që krijoi raste, madje në sekondat shtesë goditi dhe traun e portës.

Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 51 me Yilmaz, Turqia shënon golin e parë, ndërsa dy minuta më vonë shënon edhe golin e dytë Volkan Sen, duke mposhtur portierin Ujkani, i cili deri në këto minuta kishte qenë në krye të detyrës, duke bërë më të mirën për të mbajtur rrjetën të paprekur.

Reagimi i kosovarëve vjen në minutat pasardhëse, por që goli i rihapjes së takimit nuk vjen deri në përfundim. Krijojnë raste të pastra me Muriqin dhe Rashicën, madje vjen në ndihmë të sulmit dhe Amir Rrahmani, por gjithçka ndalet pa arritur te goli. Edhe pse në fund akordohen tre minuta shtesë, sërish takimi mbyllet me shifrat e njëjta, 2-0 për Turqinë./ Newsport.al

Lexo edhe:

Çfarë shkruhej në banderolën gjigante që turqit hapën në stadium në ndeshjen kundër Kosovës

Një ndeshje speciale në Antalia, dy vëllezër shqiptarë në dilemë për të zgjedhur Turqinë apo Kosovën 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skandali me bashkëkombasit nga Maqedonia, u ndalohet hyrja në Shqipëri pa asnjë shpjegim
Albert Bunjaki: Ja përse nuk bëra asnjë zëvendësim me Turqinë »
Article Logic
Execution time: 0.019500017166138
array(1) { ["section"]=> string(77) "kosova-tjeter-humbje-ne-keto-eleminatore-me-turqine-vendosen-dy-episode-59334" }