Kosova: Tre premtime që do fiksoni mirë nga unë

Publikuar tek: politike, më 16:15 06-06-2015 Kosova: Tre premtime që do fiksoni mirë nga unë

Kandidati i djathtë për Tiranën Halim Kosova ndodhet sot në Kombinat, nga ku u ka thënë banorëve se janë tre premtime që ata duhet t’i mbajnë mend mirë prej tij.

Një nga premtimet e Kosovës është edhe uji 24 orë, gjë për të cilin tha se edhe vetë ishte habitur nga fakti që në një lagje nuk kishin ujë prej 25 vitesh ose u vinte me orar.

“E para, do ul në nivelin e lejueshëm deri në 30 % të taksave.

E dyta, Tirana në fund të mandatit tim do ketë 24 orë ujë . Uji do jetë objektiv në fund të mandatit por hap pas hapi qytetarët e Tiranës do ta kenë atë në rubinetin e tyre.

 Së treti, unë do bëj 100 rrugë”, këto ishin tre premtimet që Kosova ritheksoi se qytetarët duhet t’i mbajnë mend, ndërkaq vijoi fjalën e tij duke folur edhe për projektet e gjelbërimit dhe infrastrukturës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj fushatë në Krrabë: Ne nuk do jetojmë përgjithmonë, ca gjëra duhet t’i zgjidhim tani
Kosova sarkazëm me Ramën: Unë nuk e kam humbur drejtimin, s’kam prishur familjet e askujt »
Article Logic
Execution time: 0.023755073547363
array(1) { ["section"]=> string(52) "kosova-tre-premtime-qe-do-fiksoni-mire-nga-une-12841" }