Kosova: Veliaj kopjon programin tim, çfarë them unë sot, e thotë ai nesër

Publikuar tek: politike, më 05:51 23-05-2015 Kosova: Veliaj kopjon programin tim, çfarë them unë sot, e thotë ai nesër

Kandidati i PD-së për bashkinë e Tiranës Halim Kosova ka mohuar që në telefonin e tij ka mbërritur një mesazh nga rival ii tij, Erion Veliaj. Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur”, Kosova ka deklaruar se merr shumë mesazhe nga mbështetësit , ndaj nuk është i qartë nëse ato nuk identifikohen.

“Nuk e kam të evidentuar. Dhe në  qoftë se më çon:Suksese, Erioni. I them: Faleminderit Erion, ose  i them në kokën tate. Nuk e di se çfarë i kam çuar. Në qoftë se ti më çon:Gëzuar për shumë vjet lali, hajt ta gjej unë kush është lali. Nuk e kam të qartë çfarë  më ka çuar dhe çfarë i kam thënë, është shprehur Kosova.

Sipas Kosovës, Veliaj kopjon programin e tij. Ai shton më tej se program i tij është më i miri krahasuar me ato të  kandidatëve  të tjerë në garë.

 “Deri dje kur lija porosi që të jenë të kujdesshëm  që kur ka një gjë të vlefshme, që pse jo ta kemi edhe ne nesër në porogramin tonë , përgjigjia ka qenë: Çfarë thua ti sot, e thotë ai nesër. Unë  kam programin shumë të detajuar. Por jo vetëm nga Veliaj, por edhe nga Bojaxhi, nga Tafaj dhe  gjithë të tjerët”, tha Kosova.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gafa e Ramës nga Qyteti Studenti: S’kam ndonjë grua t’ja jap për motër
Meta: Heqja e barrierave ekonomike prioritet për rajonin »