Kosova vendos shpërblime “të çmendura” për rekordin olimpik dhe medaljet në Rio 2016

Publikuar tek: sport, më 22:32 03-08-2016 Kosova vendos shpërblime “të çmendura” për rekordin olimpik  dhe medaljet në Rio 2016

Kosova mezi pret të shijojë pjesëmarrjen e parë dhe historike në Olimpiadën e Rios, e cila do të nisë më 5 gusht dhe do të mbyllet më 21 të këtij muaji. Tetë sportistë kosovarë do të jenë pjesë e “Rio 2016”, me shpresën dhe synimin që ta prezantojnë sa më mirë vendin e tyre.

Por, ka prej tyre që në Brazil shkojnë për diçka më tepër. Majlinda Kelmendi shihet si njëra prej favoriteve për të fituar medalje olimpike, ndërsa shumë prapa nuk mbetet as Nora Gjakova, e cila synon ta përsërisë suksesin e vitit të kaluar në Baku, ku e kishte fituar të bronztën në Lojërat Verore.

Përpos krenarisë që e mbajnë me vete që e përfaqësojnë vendin e tyre, që është e padiskutueshme, një motiv tjetër shtesë për të fituar medalje është edhe shpërblimi që e ka parashikuar shteti i Kosovës, raporton Zëri.

Shpërblime goxha të mira për një vend në krizë. Ssportisti që e fiton medaljen e artë olimpike do të shpërblehet nga shteti me 100 mijë euro, ndërsa medalja e argjendtë shpërblehet me 60 mijë dhe e bronzta me 40 mijë euro. Për të shkuar edhe më lart: rekordi olimpik paguhet 200 mijë euro.

Gjithsesi, një sukses eventual në Olimpiadë do ta gëzonte cilindo sportist që e bën krenar vendin e tij, e më pas edhe shpërblimi nga shteti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partizani zgjohet nga "ëndrra", përfundon aventura në Champions
Futbollisti sulmon klubin, largohet nga Kukësi nëpërmjet Facebook-ut »
Article Logic
Execution time: 0.011820077896118
array(1) { ["section"]=> string(88) "kosova-vendos-shperblime-te-cmendura-per-rekordin-olimpik-dhe-medaljet-ne-rio-2016-48685" }