Kosovarët ndihen të provokuar nga ky postim i Granit Xhakës, nuk lënë fjalë pa i thënë

Publikuar tek: sport, më 16:29 29-08-2016 Kosovarët ndihen të provokuar nga ky postim i Granit Xhakës, nuk lënë fjalë pa i thënë

Tre vite më parë, kur Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri apo Valon Behrami kritikoheshin ashpër nga tifozët shqiptarë, në Kosovë ata merreshin në mbrojtje nga mediat dhe tifozët me argumentin se kur Përfaqësuesja e Kosovës të anëtarësohej në FIFA, këta futbollistë do të zgjidhnin të luanin për vendlindjen e tyre.

Koha tregoi se kjo ishte vetëm një dëshirë e futbolldashësve në Kosovë, por jo një plan i këtyre futbollistëve. Sot mediat kosovare janë mbushur me lajme që kritikojnë Xhakën dhe Shaqirin për zgjedhjen e tyre për të vazhduar të luajnë me Zvicrën.

Tifozët kosovarë nga ana tjetër ndihen të provokuar nga çdo postim që futbollistët bëjnë në rrjetet sociale, por ky i Granit Xhakës duket se i ka nxehur më shumë.

“Ekipi kombëtar”, shkruan futbollisti i Arsenal, ndërsa poston një foto nga mbërritja e tij në vendin ku po stërvitet ekipi zvicerian.

Komentet e fansave janë nga më negativet dhe vështirë është të gjesh një fjalë të mirë të thuhet për 23 vjeçarin.

Disa nga komentet:

-Te lutem ty dhe atyre tjerve kur te vini në kosov mos e vizitoni PREKAZIN se ësht gjynah prej bacit ADEM.

- Zvicrran, shum shpejt ke me u perball me perfaqsuesen e Kosoves e kan me ju demolu me nja 4 gola avantazh!

- #MEKOSOVEN. E kena Rashicen Berisha e Celinen e shyqyr sjena ne zor me te lut.

- Hahah qfar ciniku qe je more bili mos dil ne Ket koh me ksi statuse dhe ta dish se nuk je I mirseardhur ne kosov.

- Mallkue qoftë ai gjak tradhëtari, që i tradhëtoi djemt më të mirë të kombit tonë! LAVDI dëshmorëve të kombit

- Tradhtar për herë të 2. I vetmi që gjithmonë e kam mbrojt e mut paske ken.

- Mer shembull Majlinda kelmendin ..edhe asaj ju afrun miliona e me perfaqsu tjeter shtet ..po i refuzoj gjitha me perfaqsu venin e vet ashtu si i ka hije na bani krenar tonve .

- Ska faj ky se Duka i ka lyp pare me ardh me lu per Kosoven :p !!! Ma burrnesh Majlinda se ju !!

- Nuk u dasht me e bo ket provokim o granit nuk erdhe me lu per kosoven po te pakten mos provoko.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « De Biasi del në konferencë dhe bën publike ndryshimet në kombëtare
De Biasi: Nëse do kisha mundësi të dytë, Rashica do qëndronte sërish në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.0139479637146
array(1) { ["section"]=> string(91) "kosovaret-ndihen-te-provokuar-nga-ky-postim-i-granit-xhakes-nuk-lene-fjale-pa-i-thene-51203" }