Kosovë, arrestohen 2 policë për vrasjen e Ivanoviç

Publikuar tek: rajon, më 23:34 10-02-2018 Kosovë, arrestohen 2 policë për vrasjen e Ivanoviç

2 efektivë policie janë arrestuar në Kosovë pasi dyshohen se janë përfshirë në vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç. 

Mësohet se 2 policët janë arrestuar në veri të Mitrovicës dhe se akuzohen për manipulim provash. Gjatë arrestimit të tyre, policia e Kosovës ka sekuestruar një pistoletë TT, dhe disa fishekë.

Arrestimi i tyre vjen disa ditë pasi Prokuroria Themelore e Mitrovicës pranoi që disa nga dokumentet e hetimit t’iu jepen palës serbe.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk ka specifikuar se çfarë dokumentesh u janë dërguar palës serbe.

Mësohet vetëm se bëhet fjalë për autopsinë e Oliver Ivanoviç që është bërë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013733148574829
array(1) { ["section"]=> string(56) "kosove-arrestohen-2-police-per-vrasjen-e-ivanovic-109859" }