Kosovë, kryeministrit Haradinaj i refuzohet përfundimisht viza për në SHBA

Publikuar tek: rajon, më 19:22 08-01-2018 Kosovë, kryeministrit Haradinaj i refuzohet përfundimisht viza për në SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën e tij në SHBA me arsyen se “ai nuk ka mundur ta marrë vizën”, raporton Radio Europa e Lirë.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë kolonel Greg Hapgood, zëdhënës i Gardës së Iowas.

“Shpjegimi ka qenë se vizita nuk do të ndodhë tani në këtë kohë dhe nuk kemi marrë më shumë informata shtesë”, ka shtuar ai.

Sipas Hapgood, në vend të Haradinajt pritet të marrë pjesë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.

Mediat në Prishtinë kanë raportuar të dielën se Ambasada Amerikane ia ka refuzuar kryeministrit Haradinaj vizën për të udhëtuar në SHBA.

Vetë Haradinaj ka thënë se ende është duke pritur ta marrë vizën.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, ka shkruar Haradinaj të dielën në Facebook.

Ky zhvillim pason kritikat e komunitetit ndërkombëtar pas përpjekjeve të ligjvënësve të Kosovës për të ndryshuar ligjin për Gjykatën e Posaçme për Krime Lufte.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeministri Haradinaj jep lajmin e trisht, ndahet paritur nga jeta miku dhe kolegu i tij
»
Article Logic
Execution time: 0.10744214057922
array(1) { ["section"]=> string(80) "kosove-kryeministrit-haradinaj-i-refuzohet-perfundimisht-viza-per-ne-shba-105862" }