KOSTO E LARTË: Ja çfarë do të ndodhë me menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi”

Publikuar tek: sport, më 13:46 06-12-2017 KOSTO E LARTË: Ja çfarë do të ndodhë me menaxhimin e stadiumit “Loro Boriçi”

Menaxhimi i stadiumit “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës vijon të mbetet një çështje e pazgjidhur. Punimet që po kryhen në këtë stadium bëjnë që administrimi ti mbetet ende Federatës Shqiptare të Futbollit. Por, nga ana tjetër, është premtuar që sapo të përfundojnë punimet të dyja palët, Bashkia Shkodër dhe FSHF, të ulen të bisedojnë.

I kontaktuar nga Shkodra.News për këtë çështje, anëtari i Komitetit Ekzekutiv në FSHF dhe njëkohësisht kryetari i komisionit për investimet dhe infrastrukturën sportive, Arben Dervishaj, thotë se në fund të vitit mund të përfundojnë punimet në pistën e atletikës dhe më pas do të bisedohet për dorëzim të stadiumit ose bashkë-menaxhim.

“Në lidhje me stadiumin “Loro Boriçi” mund t’ju them shkurtimisht që në këtë moment po përfundojmë punimet për pistën e atletikës dhe pasi t’a përfundojmë do të ulemi e do të flasim me Bashkinë Shkodër për proçesin e dorëzimit apo të menaxhimit të stadiumit. Besoj se në fund të vitit përfundon pista. Pastaj, mbas vitit të ri do të kolaudohet nga IAF dhe do të bisedohet siç thashë për dorëzim apo bashkë-menaxhim.” – thotë fillimisht Dervishaj.

dervishaj-1.jpg

Por, Dervishaj shton se për Bashkinë Shkodër do të jetë problem kostoja e mirëmbajtjes që është e lartë dhe fleksibiliteti i riparimeve në rast të dëmtimit të stadiumit.

“Unë nuk e di çfarë do të ndodhë pasi do të përfundojnë punimet. Bashkia Shkodër ka kërkuar që të marrë në dorëzim stadiumin, pasi të kenë përfunduar punimet (sapo të përfundojë edhe pista ). Mundësitë janë, por do të varet nga ajo se sa të dyja palët, FSHF-Bashki, mund të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Gjithashtu, problem për bashkinë do të jenë kostot e mirëmbajtjes që janë të larta si edhe fleksibiliteti i riparimeve në rast të dëmtimit të stadiumit, pasi bashkia vepron sipas rregullave të prokurimit publik që kërkojnë kohë, ndërsa FSHF-ja është më fleksibël në këtë drejtim.” – përfundon Dervishaj prononcimin e tij për Shkodra.News.

Më shumë në këtë kategori: « 17 gola në Champions League, këto janë rezultatet e të gjitha takimeve të mbrëmjes së sotme
Eleminatoret e europianit, kombëtarja U-19 njeh kundërshtarët »
Article Logic
Execution time: 0.024607181549072
array(1) { ["section"]=> string(80) "kosto-e-larte-ja-cfare-do-te-ndodhe-me-menaxhimin-e-stadiumit-loro-borici-102162" }