Kozeta Mamaqi në promovimin e librit të Belishovës tregon kujtimet për djalin, Sokol Olldashin: Sa herë Liria më nxjerr nga përhumbja

Publikuar tek: kulture-art, më 07:28 14-10-2016 Kozeta Mamaqi në promovimin e librit të Belishovës tregon kujtimet për djalin, Sokol Olldashin: Sa herë Liria më nxjerr nga përhumbja Kozeta Mamaqi, nena e politikanit Sokol Olldashi ndare nga jeta nentorin e tre viteve me pare

Kozeta Mamaqi, nëna e ish-gazetarit e ish-politikanit Sokol Olldashi që humbi tragjikisht jetën në një aksident automobilistik nëntorin e tre viteve më parë, ka folur për marrëdhënien e saj me Liri Belishovën, “gruan që sfidoi diktaturën” gjatë ceremonisë së promovimit të librit me të njëjtin titull të Halil Ramës, pikërisht në 90-vjetorin e lindjes së Belishovës. 

Mamaqi thotë se familjen e Belishovës e njëh që në kohën e diktaturës, dhe rrugëtimi I dy grave ka vazhduar edhe në demokraci, ku tashmë, Kozeta dhe Liria, flasin për fëmijët e tyre, Kozeta për Kolin e Liria për Dritën e saj.

“Ndalte te Koli dhe më thoshte se e donte fort atë. Në një ditëlindje të Lirisë, Koli I kishte dërguar lule. “Shiko, më tha – sa shumë lule më ka sjellë djali (e quante të sajin edhe Sokolin tim e unë ndihesha mirë) dhe më tregonte lulet, ndërsa sytë I shkëlqenin…Me to mund të dalin pesë buqeta, vijoi, ndërsa unë I kënaqesha gëzimit të saj. E më pas, Koli im e I saj iku…Lirisë I dhembi në shpirt fort. Erdhi tek unë e kësaj here nuk I fshehu dot lotët. Një moment, m’u drejtua, e pasi heshti një cast më tha: A te duket sikur nuk është e vërtetë? A të duket sikur do trokasë në derë e ai do të shfaqet? Tunda kokën në shenjë pohimi. Ajo shtoi: Kështu do të jetë përherë! Ajo e dinte mirë. E pati provuar atë humbje pa kufi shumë vite më parë. Dhimbja e fundit na lidhi dhe më fort. Tani kur takohemi, flasim për të dy. Unë shikoj te kjo grua fisnike modelin që më hep forcë të vijoj te jetoj mes vështirësish, që ligështia të mos më prangosë. Sa herë ndihem keq, ndjej këtë grua që më tund nga përhumbja, që më flet, më jep kurajo të vijoj ta jetoj jetën, sido që ajo vjen…Për këtë grua të mrekullueshme, do vijoj të tregoj sa të kem frymë…Ajo është edhe aq delicate në shpirt. Lum kush e takoi dhe e quan mikeshë” thotë Kozeta Mamaqi në promovimin e librit të Liri Belishovës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Albanologu Robert Elsie publikon shkrimin e rrallë shqip me alfabetin e Dhaskal Tod'hrit, kërkon ndihmën tuaj
Mirela Kumbaro e zhëgënyer nga çmimi për letërsinë: Ja ç’shkruan këtë mëngjes për Bob Dylan »
Article Logic
Execution time: 0.014508962631226
array(1) { ["section"]=> string(137) "kozeta-mamaqi-ne-promovimin-e-librit-te-belishoves-tregon-kujtimet-per-djalin-sokol-olldashin-sa-here-liria-me-nxjerr-nga-perhumbja-56118" }