KPA merr vendimin përfundimtar: S'ka Vetting për Adriatik Llallën

Publikuar tek: barometri, më 08:26 12-06-2018 KPA merr vendimin përfundimtar: S'ka Vetting për Adriatik Llallën

Adriatik Llalla NUK do t’i nënshtrohet vettingut.

 

Është ky vendimi përfundimtar që mori Kolegji i Posaçëm të Apelimit.

KPA konfirmoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprejen e vettingut për ish-kryeprokurorin. KPA e cilësoi të drejtë dorëheqjen e Llallës dhe vendosi si kusht për që për 15 vite, ish-kryeprokurori të jetë jashtë sistemit të drejtësisë.

 “Trupa gjykuese vendosi me shumicë të votave të anëtarëve të tij vendosi ndryshimin e vendimit numër 2 datë 16.02.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si më poshtë: 1-Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit ndaj subjektit të rivlerësimit Adriatik Llalla.2- Ndalimin e emërimit të Adriatik Llallës gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtarë i Këshillit të Lartë Gjyqësor apo Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë, prokuror i Përgjithshëm për një periudhë prej 15 vitesh. Ndaj këtij vendimi subjekti i rivlerësimit ka të drejtë të ushtrojë amkim në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.Brenda 30 ditëve do të publikohet vendimi i plotë i arsyetuar dhe mendimi i pakicës”, tha Kryesuesi i trupës gjykuese të KPA, Sokol Çomo

"Sot ligji fitoi, rritet besimi i qytetarëve ndaj reformës në drejtësi, vendimi që dha gjykata ishte i drejtë. S’kam ç'them tjetër", tha sakaq, avokati i ish-kryeprokurorit Sokol Hazizaj i cili mori prokurën autorizuese nga Llalla për ta përfaqësuar para komisionit.

Kujtojmë se Hetimi i Prokurorisë për ish kryeprokurorin është i hapur dhe mbetet për t'u parë nëse vendimi i marrë sot nga KPA do ndikojë edhe te procesi i hetimit. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024851083755493
array(1) { ["section"]=> string(71) "kpa-merr-vendimin-perfundimtar-s-ka-vetting-per-adriatik-llallen-124055" }