KQZ bën apel për vendoret: 183 njësi nuk kanë sjellë informacion

Publikuar tek: politike, më 15:07 26-01-2015 KQZ bën apel për vendoret: 183 njësi nuk kanë sjellë informacion

Në prag të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen në qershor, KQZ ka dhënë alarmin për mospërgatitjen në kohën e duhur nga ana e shumë njësive vendore.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një dalje të fundit publike, u ka kërkuar kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, informacionet e nevojshme pas publikimit të ekstratit të përbërësve zgjedhore  për caktimin e Qendrave të Votimit në njësinë përkatëse të qeverisjes vendore. 

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstaton me shqetësim se  deri sot nuk kanë sjellë informacion për Qendrat e Votimit 183 njësi të qeverisjes vendore  nga 383 njësi vendore në total.  Tërheqim vëmendjen dhe i bëjmë thirrje kryetarëve të njësive të qeverisjes vendore, të bashkive dhe komunave, që sa më shpejt të depozitojnë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve informacionin e kërkuar. Situata më shqetësuese paraqitet në Qarkun e  Shkodrës  nga  33 njësi vendore 13 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion, Qarku i Kukësit  nga 27 njësi vendore 14 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion, Qarku i Lezhës nga 21 njësi vendore 11 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion, Qarku i Tiranës nga 39 njësi vendore 20 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion dhe Qarku i Vlorës nga 26 njësi vendore 16 prej tyre nuk kanë sjellë asnjë informacion” thuhet në deklaratën e KQZ.

Sipas tij, këto masa janë emergjente për përgatitjen organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015.

“Shqetësues mbetet dorëzimi i hartave zgjedhore, ku nga 200 njësi vendore që kanë përcjellë informacion pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hartën e njësisë te qëndrës së votimit për zgjedhje e kanë sjellë deri tani vetëm 77 njësi nga të cilat 16 njësi vendore kanë sjellë harta të parregullta. Kujtojmë se referuar nenit 169 i Kodit Zgjedhor, shkeljet e konstatuara  apo  refuzimi për të bashkëpunuar  ose për të dhënë informacione KQZ-së që parashikohen me ligj, nga ana e personave të ngarkuar me detyra sipas këtij Kodi, ndëshkohet me gjobë” tha në deklaratën e tij, KQZ.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Banka e Shqipërisë/ Sejko guvernatori i ri?
Berisha mban ‘ison’ e zakonshme: Sezoni i protestave nisi me sukses »
Article Logic
Execution time: 0.021381855010986
array(1) { ["section"]=> string(68) "kqz-ben-apel-per-vendoret-183-njesi-nuk-kane-sjelle-informacion-1530" }