KQZ hap vende të reja pune me rrogë 600 mijë lekë

Publikuar tek: politike, më 19:06 21-01-2015 KQZ hap vende të reja pune me rrogë 600 mijë lekë Një nga mbledhjet e KQZ të zgjedhjeve të kaluara

Më në fund do të hapen fronte të reja pune. Kështu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e djeshme caktimin e masës së shpërblimit për anëtarët e KZAZ, KQV dhe të grupeve të numërimit, duke u bërë gati kështu për zgjedhjet e qeverisjes vendore të 21 qershorit të këtij viti.

Sipas vendimit, kryetarët e KZAZ do të marrin 650 mijë lekë të vjetra në muaj, anëtarët nga 600 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa për grupet e numërimit është vendosur masa e shpërblimit te 50-60 mijë lekë të vjetra në muaj, pra dhjetë herë më pak sesa pozicionet e mëparshme. Kjo për faktin se numëruesit janë vetëm pak orë në punë, sa të numërojnë votat, ndërsa KZAZ duhet ta fillojnë punën sa më shpejt. KQZ prêt kuorumin për të ngritur këto struktura, pas propozimeve të partive.

Janë marrë edhe disa vendime të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me përdorimin e kamerave, për vendet ku do punojnë KZAZ, për caktimin e partive politike që kanë të drejtën e propozimeve etj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-deputeti i PS Arben Isaraj: Për 21 janarin duhet vënë drejtësi
Analisti Bushati: Rama hipokrit me 21 janarin »
Article Logic
Execution time: 0.026559829711914
array(1) { ["section"]=> string(54) "kqz-hap-vende-te-reja-pune-me-rroge-600-mije-leke-1141" }