KQZ lë me një kandidat Bashkinë e Kurbinit, s'regjistron Ilir Pjetrajn.Kosovrasti: Do e ankimojmë në Kolegj Zgjedhor

Publikuar tek: politike, më 11:04 20-05-2015 KQZ lë me një kandidat Bashkinë e Kurbinit, s'regjistron Ilir Pjetrajn.Kosovrasti: Do e ankimojmë në Kolegj Zgjedhor Njazi Kosovrasti në KQZ

KQZ ka vendosur të mos regjistrojë kandidatin për Bashkinë e Kurbinit, Ilir Pjetrajn. 4 anëtarë votuan pro kërkesës së PS-ë për mosregjistrim dhe 3 votuan kundër. Mbledhja e KQZ-së është shoqëruar me debate të ashpra midis përfaqësuesve ligjorë të PS dhe PD. Në përfundim të mbledhjes , Kosovrasti përfaqësuesi ligjor i PD-së ka deklaruar se do ta ankimojnë çështje në Kolegjin Zgjedhor.

Njazi Kosovrasti, përfaqësuesi ligjor i PD-së e ka quajtur ‘’diabolike’’, mosregjistrimin e tij, pas dorëheqjes së kandidatit Altin Biba. Kosovrasti tha se e gjitha bëhet për shkak të garës politike, por përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genc Gjoncaj iu përgjigj se po të ishte për garën do luftonin edhe kandidatin Biba, kur u regjistrua.

“E kanë hequr kandidatin, për këtë nuk shqetësoheni ju, kjo është e papranueshme. E keni miratuar dorëheqjen/ Po kjo është e parpanueshme. Altin Biba të ç’regjistrohet, por thoni jo për regjistrimin e kandidatit që ka ardhur Petraj. Në datën 13 në KQZ keni marrë plot e plot vendime. Data 2 dorëzimi i dokumentacionit, data 7 dorëzimi dhe vendimi brenda 12. Data 2 ra e shtunë, data 2 u bë 4, të gjitha afatet u shtynë. Kërkesa për shfuqizimin e 55 dhe vetëm fuqizimin e 54, mua më duket diabolike. Të mos bëjmë zgjedhje në Laç. Kështu e doni ju? Nuk dua të bëj komente politike, nga frika nga gara’’, tha në KQZ Kosovrasti.

Gjoncaj u shpreh para komisionit se gjithçka është jashtë afatit dhe regjistrimi i Pjetrajt do të ishte i paligjshëm.

“Po të ishte për garë e kishim ankimuar atëherë Altin Bibën. Po të kishim një shqetësim të kësaj natyre e kishim bërë. Ai ishte vendim i ligjshëm i KZAZ-së. Po ne nuk mund të lejojmë. Data e fundit e paraqitjes së dokumenteve ka qenë data 4. Nëse ju jeni mësuar të mos dakordësoni me kandidatët që firmosin, ne nuk na intereson. Data 13 është jashtë çdo afati. Më pyetët për vendimin 54. Veprimet e KQZ pas datës 4 ne i konsiderojmë të paligjshme”, përfundoi Gjoncaj.

Në Kurbin deri më tani është regjistruar kandidati i PS-së, Artur Bardhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rroshi: PD e ka të humbur Kavajën, edhe pse shpreson të jetë një endërr e keqe
Këshilltari i Metës i përgjigjet RD-së: Ashensori jo në funksion të kreut të Kuvendit, ai synon të bjerë në peshë »
Article Logic
Execution time: 0.041028022766113
array(1) { ["section"]=> string(120) "kqz-le-me-nje-kandidat-bashkine-e-kurbinit-s-regjistron-ilir-pjetrajn-kosovrasti-do-e-ankimojme-ne-kolegj-zgjedhor-11569" }