KQZ refuzon dorëheqjen e kandidatit të partisë së Patozit, Aleancës Kuq e Zi nuk i pranon listën e emrave për Këshillin e Tiranës (VENDIMET)

Publikuar tek: politike, më 21:48 22-05-2019 KQZ refuzon dorëheqjen e kandidatit të partisë së Patozit, Aleancës Kuq e Zi nuk i pranon listën e emrave për Këshillin e Tiranës (VENDIMET)

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme ka marrë dy vendime të rëndësishme, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Kështu KQZ nuk ka pranuar kërkesën e Salvador Kaçajt për tu dorëhequr nga gara si kandidat i Partisë Bindja Demokratike për Bashkinë e Lezhës, ndërsa nuk publikohet arsyeja e refuzimit.

'Për shqyrtimin e kërkesës së dorëheqjes së kandidatit për kryetar të Këshillit Bashkiak Kavajë z. Bledar Sinella. KQZ vendosi që materialet e dosjes së dokementeve të kandidimit për Kryetar të Bashkisë Kavajë, z. Bledar Sinella, t’i kalojnë Prokurorisë së Kavajës.', thuhet në njoftimin e KQZ.

Gjithashtu një tjetër vendim i Komisionit është dhe refuzimi i listës shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kuq e Zi, pjesëtare e Koalicionit 'Shpresa për Ndryshim', ndërkohë që dhe për këtë vendim nuk jepet arsyeja.

'Për refuzimin e listave shumemërore të kandidatëve për anëtarë në këshillin e bashkisë Tiranë të depozituara nga Partia Aleanca Kuq e Zi, pjestare e koalicionit 'Shpresa për Ndryshim', për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019'. KQZ vendosi refuzimin e listës shumemërore të kandidatëve për Këshillin e Bashkisë Tiranë, të Partisë Aleanca Kue Zi, pjesëtare e Koalicionit 'Shpresa për Ndryshim', për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019', mbyllet njoftimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025496006011963
array(1) { ["section"]=> string(144) "kqz-refuzon-doreheqjen-e-kandidatit-te-partise-se-patozit-aleances-kuq-e-zi-nuk-i-pranon-listen-e-emrave-per-keshillin-e-tiranes-vendimet-165340" }