KQZ rrëzon kërkesën e LSI-së për Vorën, Manjani: S'jemi të kënaqur, ne kor pranuan se fenomeni ekziston

Publikuar tek: politike, më 15:51 02-07-2015 KQZ rrëzon kërkesën e LSI-së për Vorën, Manjani: S'jemi të kënaqur, ne kor pranuan se fenomeni ekziston

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar me 4 vota kundër kërkesën e Lëvizjes së Socialiste për Integrim, e cila kërkoi shpalljen e pavlefshme të rezultatit të zgjedhjeve në bashkinë e Vorës.

Kryetarja e KQZ-së, Lefeterie Luzi ka bashkuar votën e saj kundër me përfaqësuesit e opozitës, duke u shprehur se provat e sjella në komision nga LSI nuk çojnë deri në pavlefshmërin e zgjedhjeve.

“Pavlefshmëria e zgjedhjeve është një proces i rëndësishëm që duhet trajtuar me kujdes. Duhet një kërkesë ligjore e bazuar në fakte dhe argumenta të forta. Në këto kushte do të mbështesja propozimin e dy anëtarëve për këtë çështje dhe sigurisht rrëzimin e kërkesës së LSI-së”, u shpreh Luzi.

Tre anëtarët e maxhorancës në komision kanë votuar pro kërkesës së LSI-së, ndonëse Denar Biba paralajmëroi përpara votimit se do ishte e pamundur miratimi i kërkesës së LSI pasi nevojiteshin 5 vota pro dhe jo 4 si në shumicën e vendimeve që merr KQZ.

Pas mbledhjes përfaqësuesi i LSI-së, Ylli Manjani u shpreh se: “Më vjen jashtëzakonisht mirë se në kor pavarësisht përkatësisë politike ranë të gjithë dakord se ka një fenomen që ka të bëjë me transferimin në shumicë të zgjedhësve. Ne do ta kërkojmë të drejtën tonë. Nuk mund të mos e fshesh kënaqësinë që KQZ e konstatoi që ky fenomen ekziston. Që kryetari i bashkisë së Vorës i ka fituar me zgjedhësit e importuar. KQZ është qeveria dhe gjykata e zgjedhjeve për çështjet zgjedhore. Është totalisht e pavlefshme që të shkojmë në një gjykatë tjetër. KQZ ka marrë vendime edhe ekstraligjore në raste të tjera. Siç ka marrë vendime për kandidatët. Megjithatë kjo është çështje e shumicës. I falenderoj anëtarët e opozitës. Por fenomeni eksizton", tha ai.

Manjani ka deklaruar se nuk është i kënaqur me vendimin e KQZ-së, megjithatë nuk saktësoi nëse LSI-ja do i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje.

"Sigurisht që s’jemi të kënaqur nga vendimi, prisnim tjetër gjë. Ne Iikemi referuar të gjitha sot dhe jemi të bindur se një forum zgjehdhor është plotësisht legjitim të menaxhojë. Siç kishte hapësirë për çregjistrimin e kandidatëve kishte edhe këtu hapësirë. I falenderoj që e thanë hapur dhe dukshëm që fenomeni ekziston. Do bëjmë një konsultë të zgjeruar me ekipin e juristëve në parti. Kjo çështje meriton një trajtim jo vetëm sot por edhe në ta ardhmen. Nëse 3 mijë socialistë do kishin vajtur në Kamëz, si do kishte qenë rezultati?", u shpreh Manjani.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Ministerialin e Arsimit: Tani që ne jemi në drejtimin e duhur, Europa nuk është
Kuvendi miraton faljen e gjobave për kamatvonesat për sigurimet »
Article Logic
Execution time: 0.020486116409302
array(1) { ["section"]=> string(44) "kqz-rrezon-kerkesen-e-lsi-se-per-voren-15201" }