KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për Kurbinin, Luzi: U mbyll saga e Kurbinit

Publikuar tek: politike, më 14:32 03-07-2015 KQZ rrëzon kërkesën e PD-së për Kurbinin, Luzi: U mbyll saga e Kurbinit

Komisioni Qëndror i Zgjedhjveve ka vendosur sot me 4 vota pro dhe 3 kundër të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Kurbin.

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që në momentin kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të një KZAZ në Kurbin.

“Paligjshmëria ka nisur në që nga momenti i shkarkimit të 4 komisionarëve, të cilët kanë qenë në detyrë. Ka pas sjellë pengimin e veprimtarive normale. Brenda dy orëve, 8 nga anëtarët e APPD-së për Kurbinin, u shkarkuan nga ana juaj”, tha Kaso. Kaso tha se vendimmarrja e Komisionit Zgjedhor e datës 20 qershor për nxjerrjen jashtë loje të komisionerëve të opozitës në KZAZ nr. 15 ndikoi tek procesi zgjedhor duke i hapur rrugën një procesi të pabalancuar, jotransparent dhe joligjor.

Partia Demokratike caktoi fillimisht Altin Bibën si kandidat për kryetar në Kurbin, por dy javë më pas ai dha dorëheqjen. Në këto kushte PD propozoi Ilir Pjetrajn, vëllai i deputetit Mhill Fufi, por kjo nuk u pranua as nga KQZ-ja dhe as nga Kolegji Zgjedhor. Në këto kushte demokratët vendosën të bojkotojnë zgjedhjet si për kryetar të Bashkisë së Kurbinit, ashtu edhe për Këshillin Bashkia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Letra personale e ambasadorit Lu për Veliajn dërguar që më 24 qershor, pasi uroi Kosovën
Vizita e Merkel në Tiranë, takim me Ramën dhe Nishanin »
Article Logic
Execution time: 0.0043280124664307
array(1) { ["section"]=> string(75) "kqz-rrezon-kerkesen-e-pd-se-per-kurbinin-luzi-u-mbyll-saga-e-kurbinit-15271" }