Krahasimi i Lorik Canës: Kosova po bën atë që Shqipëria nuk e arriti për 80 vite (Ç'thotë për Panuccin)

Publikuar tek: sport, më 14:44 23-01-2019 Krahasimi i Lorik Canës: Kosova po bën atë që Shqipëria nuk e arriti për 80 vite (Ç'thotë për Panuccin)

Ish-kapiteni, Lorik Cana një intervistë për RTV Dukagjinin, ka dhënë gjykimin e tij për kombëtaren e Kosovës dhe atë të Shqipërisë.

Mes të tjerash ai ka thënë se Christian Panucci e mori drejtimin e Kombëtares së Shqipërisë në një kohë të vështirë, por gjykimi përfundimtar ndaj italianit, thekson Cana, do të bëhet pas fazës kualifikuese të Shqipërisë në Kampionatin Europian.

“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Gjithashtu ish kapiteni vlerësoi Kombëtaren e Kosovës, duke u shprehur se dardanët bënë atë që kombëtarja e Shqipërisë nuk e arriti për 80 vite.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vjet”, tha Lorik Cana.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Topi që gjuajti Ronaldo i theu hundën, tifozja kërkon këtë shpërblim nga ylli portugez
»
Article Logic
Execution time: 0.004486083984375
array(1) { ["section"]=> string(107) "krahasimi-i-lorik-canes-kosova-po-ben-ate-qe-shqiperia-nuk-e-arriti-per-80-vite-c-thote-per-panuccin-149999" }