Krahasimi i shesheve, gazetari publikon FOTOT dhe i drejtohet Veliajt: Të dhjefsha mu në shesh...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:17 09-06-2017 Krahasimi i shesheve, gazetari publikon FOTOT dhe i drejtohet Veliajt: Të dhjefsha mu në shesh...

Sheshi “Skënderbej” që inagurohet këtë të shtunë ka ngjallur mjaft debat e është shoqëruar me shumë kritika.

Gazetari Endri Xhafo është një nga kritikët e këtij sheshi. Ai publikon disa foto krahasuese të shesheve europiane ndërsa shkruan duke iu drejtuar kryebashkiakut Veliaj: “Të dhjefsha mu në shesh!”

KOMENTI I PLOTË:

"Asnjë qytet europian nuk ka për simbol një shesh me makina"! (cit. Erion Veliaj)!

Meqë është hapur kjo loja krahasuese me fotot e shesheve europiane, nga lart poshtë, nga e majta në të djathtë: 
1) Place de l'Etoile (Paris), 
2) Place de la Nation (Paris), 
3) Place de la Bastille (Paris), 
4) Place de la Concorde (Paris), 
5) Place de Clichy (Paris), 
6) Plaza de Cibeles (Madrid), 
7) Piazza Venezia (Romë),
8) Place de la République (Paris), 
9) Sheshi Skënderbej (Tiranë/përpara ndryshimit). 
Nuk ka nevojë të jesh as arkitekt, as gjitholog! Mjafton t'i kesh sytë në ballë dhe jo në bythë për të parë se specifika e shesheve përcakton përdorimin e tij. Të gjithë këta sheshe më poshtë kanë të njëjtën specifikë si emërues të përbashkët: janë nyje ku konvergojnë arterie kryesore qarkullimi! Madje sheshi i Republikës ngjan si dy pika uji me sheshin Skënderbej. Ne papritur vendosim që sheshin Skënderbej ta bëjmë vetëm pedonal. Kur ka hapësirë të mjaftueshme për të bashkëjetuar automjetet dhe këmbësorët. Vetëm nëse sheshi do rrethohet me kulla, çka i bie pastaj që të mos jetë më sheshi kryesor i kryeqyetit, por oborri i brendshëm i kullave të qendrës! Në çdo rast, të dhjefsha mu në shesh, kur ia plas shpirtin në trafik një kryeqyeti të tërë!

sheshi.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017931222915649
array(1) { ["section"]=> string(98) "krahasimi-i-shesheve-gazetari-publikon-fotot-dhe-i-drejtohet-veliajt-te-dhjefsha-mu-ne-shesh-81827" }