Krahasimi i statistikave, Shqipëria u paraqit me keq se Lihtenshtejni përballë Spanjës

Publikuar tek: sport, më 17:30 10-10-2016 Krahasimi i statistikave, Shqipëria u paraqit me keq se Lihtenshtejni përballë Spanjës

Shqipëria humbi ndeshjen e djeshme me rezultatin 2-0 përballë Spanjës. Në fushën e “Loro Boriçit” u shfaq një skuadër që nuk e shihnim prej vitesh. E frikësuar, pa guxim dhe gabime të shumta karakterizuan ekipin tonë në ndeshjen e vlefshme për eleminatoret e Kampionatit Botëror.

Statistikat treguan gjithashtu shifra të frikshme për kuqezinjtë, por ato rëndohen edhe më shumë kur krahasohen me statistikat që modestët e Lihtenshtejnit patën në përballjen me Spanjën në muajin shtator.

Lihtenshtejni u mposht me rezultatin 8 me 0 nga Spanja, por loja e tyre në disa drejtime ishte më lartë se ajo e Shqipërisë.

22.6% ishte mbajtja e topit për Shqipërinë në ndeshjen me iberikët, ndërsa Lihtenshtejni përballë të njëjtit kundërshtar e ka mbajtur topin gati 5% më shumë se kuqezinjtë. Djemtë e Gianni de Biasit realizuan 287 pasime, ndërsa skuadra e pricipatës 269 të tilla, por saktësia e tyre ka qenë e njëjtë, 66.6% për Shqipërinë dhe 66.2% për Lihtenshtejnin. Skuadra jonë nuk arriti të siguronte asnjë korne mbrëmë, por skuadra e vogël e drejtuar nga Rene Pauritsch ka gjuajtur të paktën njëherë nga kornia në zonën spanjolle.

Shqipëria shkaktoi 16 faulle ndaj Spanjës, ndërsa Lihtenshtejni 10. Ne luajtëm kundër Spanjës në shtëpi, ndërsa Lihtenshtejni jashtë saj. Kujtojmë gjithashtu se në renditjen e FIFA-s, Shqipëria ndodhet e 40-ta, ndërsa Lihtenshtejni në vendin e 182-të, që është edhe i fundit për një skuadër europiane./Newsbomb.al

Disa nga statistikat: Shqipëri-Spanjë; Spanjë-Lihtenshtejn.

Mbajtja e topit- Shqipëria 22.6%; Lihtenshtejni 27.3%

Duelet e fituara – Shqipëria 46.9%; Lihtenshtejni 33.3%

Duelet ajrore të fituara – Shqipëria 52.2%; Lihtenshtejni 28.6%

Korne – Shqipëria 0; Lihtenshtejni 1

Gjuajtje – Shqipëria 1; Lihtenshtejni 1

Gjuatje në portë- Shqipëria 0; Lihtenshtejni 0

Gjuatje të bllokuara- Shqipëria 0; Lihtenshtejni 1

Pasime – Shqipëria 287; Lihtenshtejni 269

Pasime të gjata – Shqipëria 20.9%; Lihtenshtejni 26.0%

Pasime të sakta- Shqipëria 66.6%; Lihtenshtejni 66.2%

Saktësia e pasimeve në zonën kundërshtare- Shqipëria 47.6%; 39.3%

Saktësia e pasimeve në zonën e vetë- Shqipëria 75.5%; Lihtenshtejni 77.1%

Krosime – Shqipëria 6; Lihtenshtejni 3

Faulle- Shqipëria 16; Lihtenshtejni 10

Kartona të verdhë- Shqipëria 2; Lihtenshtejni 4

(Newsbomb.al)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mediat spanjolle “masakrojnë" Pique': Ja veprimi i tij gjatë ndeshjes me Shqipërinë
Grisi flamurin spanjoll? Zbardhet e vërteta dhe “AS” i kërkon falje Gerard Pique »
Article Logic
Execution time: 0.025114059448242
array(1) { ["section"]=> string(91) "krahasimi-i-statistikave-shqiperia-u-paraqit-me-keq-se-lihtenshtejni-perballe-spanjes-55712" }