Krenar Çoçaj në telashe me ligjin, i dashuri i Luanës sërish në Gjykatë, zbulohet akuza e rëndë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:29 13-02-2018 Krenar Çoçaj në telashe me ligjin, i dashuri i Luanës sërish në Gjykatë, zbulohet akuza e rëndë

I dashuri i moderatores Luana Vjollca është sërish në telashe me ligjin. Pas sherrit të bujshëm me reperin Ledri Vula, për Dafina Zeqirin, biznesmeni Çoçaj ka përfunduar sërish në dyert e Gjyatës në Prishtinë.

Ndërsa këtë herë duket se situata është më serioze. Bëhet fjalë për një konflikt ku, Krenari është përfshirë në një klub nate në Prishtinë në vitin 2015. Mbi biznesmenin rëndon akuza e “nxitjes për vrasje”.  Së bashku me disa shokë ata janë përfshirë në një konflikt me thika duke u shkaktuar plagë të rënda dy të rinjve.  

Ndërsa mësohet se shkak i këtij sherri që degradoi në atë gjendje ishte bërë një vajzë. Mediat kosovare bëjnë me dije se seanca është shtyrë për shkak se gjykatësi kishte probleme shëndetësore.

Sakaq, Çoçaj ka qenë mjafti lakuar ditët e fundit në media dhe ende nuk dihet nëse ai ndodhet me Luanën në Zvicër. 

81507-640-0-5a82c7820e97e.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas suksesit në Sanremo, e dashura e Ermal Metës i kushton një dedikim special
Përfundoi “Shikoni kush luan”, zbulohet projekti i ri i Luana Vjollcës (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.019238948822021
array(1) { ["section"]=> string(100) "krenar-cocaj-ne-telashe-me-ligjin-i-dashuri-i-luanes-serish-ne-gjykate-zbulohet-akuza-e-rende-110123" }