Krenaria e kombit shqiptar, njihuni me kampionin më të ri të botës nga TIRANA

Publikuar tek: sport, më 19:06 16-10-2018 Krenaria e kombit shqiptar, njihuni me kampionin më të ri të botës nga TIRANA

Ai jeton dhe stërvitet prej vitesh në Gjermani.

Por, asnjëherë nuk e ka mohuar prejardhjen dhe të kaluarën shqiptare.

Boksieri Armand Çullhaj është kampioni më i Europës në kategorinë ËBU të peshave super të mesme.

Djaloshi nga Tirana ka mposhtur në duelin direkt kundërshtarin çek Ondrej Budera.Çullhaj fitoi pas 12 raundeve emocionuese duke dominuar rivalin nga fillimi deri në fund të takimit. Për të mbështetur atë, shumë shqiptarë ishin të pranishëm në Mynih duke brohoritur emrin e tij.

Armandi regjistron fitoren e 22-të në karrierë duke rritur pretendimet për suksese më të mëdha në karrierë.

Triumfi i 28-vjeçarit krenon shqiptarët anembanë botës duke dhënë një kontribut të çmuar në imazhin e vendit tonë.

uftg.PNG

ereseg.PNG

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHQIPËRIA dështon ta mbyllë me nder, kuqezinjtë “thyhen” sërish në shtëpi
PANUCCI e “injoroi”, futbollisti i KOMBËTARES “harron” dështimin me Izraelin (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.02147912979126
array(1) { ["section"]=> string(83) "krenaria-e-kombit-shqiptar-njihuni-me-kampionin-me-te-ri-te-botes-nga-tirana-138064" }