Krerët Katolikë të Urdhrit të Europës takohen në Tiranë, Rama: Bashkëjetesa fetare nuk njeh kufi

Publikuar tek: kulture-art, më 10:39 25-03-2015 Krerët Katolikë të Urdhrit  të Europës takohen në Tiranë, Rama: Bashkëjetesa fetare nuk njeh kufi

Po zhvillohet sot (25 mars 2015)  në Tiranë takimi i krerëve Katolik të urdhrit të Europës, ku të pranishëm janë edhe kryeministri Rama, ministrat Kumbaro e Veliaj. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se Shqipëria është dëshmi-simbol e vllazërisë e miqësisë në një bashkim që nuk njeh kufi.

Papa Francesku e Shqipëroi gjatë dhe pas vizitës së tij në Shqipëri : “Në Shqipëri kemi dëshminë e diçkaje që tejkalon tolerancën e bashkimin, kemi përvojën e vllazërisë fetare, përvojën për të qëndruar pandashmërisht  së bashku”, citoi Rama. “E thënë nga Ipeshkvi i Romës ajo mban një dëshmi të përhershme . Fjala komunio-kungim gjallon me ndarjen e bukës dhe verës, simbol i vllazërisë e miqësisëe për mbarë shqiptarët për t’u përhapur në një bashkjetesë që nuk njeh kufi”, u shpreh kryeministri në fjalën e tij.

Krerët katolikë thanë se jo rastësisht kishin zgjedhur Shqipërinë si vendin për të zhvilluar këtë takim.

“Jo rastësisht kemi zgjedhur këtë vend si  shenjën e bashkimit. Shqipëria përfaqëson kultura të ndryshme një vend që me të gjitha gjërat e përiudhës në komunizëm arriti të ruante karakteristikën e vet si një popull mikpritës. Shqipëria është urë drite e përëndimit dhe pavarësisht kmontraditave paraqitet si një model integrimi. Urojmë që Shqipëria  të vazhdojë rrugëtimin drejt Europës të bindur që Europa e kulturës dhe besimeve do e pranojë integrimin e saj.

Prania jonë dëshiron të përfaqësojë nxitjen për vazhdimin e këtij udhëtimi dhe të japë kontributin për të integruar Shqipërinë”, u shpreh At Xhovani.

Edhe ministrja Kumbaro mbajti fjalën e saj në takimin e krerëve katolikë.

“Nuk e fsheh dot gëzimin e kësaj ftese që më ka ardhur nga organizatorët, para se të jem ministre jam një grua shqiptare e lindur në Tiranër me origjinë nga jugu ndarë jetën mes Prishtinës dhe Tiranës, vendi ku prifti vritej e hoxha burgosej. Jam njjohur me institucionet fetare pas shembjes së diktaturës. U dhashë fëmijëve të mi informacione për fetë .I mësova të pranonin besimin e të tjerëvë e kështu me rradhë . Ju mora pak sekonda duke folur për veten  për të thënë që jam një nga të shumtët e këtij vendi që pranon diversitetin fetar”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministri Veliaj theksoi gjithashtu rëndësinë e këtij takimi dhe atë çfarë Shqipëria përfaqëson në harmoninë e tolerancën fetare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përkthyesja shqiptare merr çmimin kombëtar të përkthimit në Itali
Greqia dhe Shqipëria konferencë për studimet gjuhësore dhe kulturore »
Article Logic
Execution time: 0.020546197891235
array(1) { ["section"]=> string(99) "kreret-katolike-te-urdhrit-te-europes-takohen-ne-tirane-rama-bashkejetesa-fetare-nuk-njeh-kufi-6874" }