Kreshnik Spahiu akuzon për kopje të simbolit Top Channel dhe Digitalb

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:56 24-03-2015 Kreshnik Spahiu akuzon për kopje të simbolit Top Channel dhe Digitalb Foto e publikuar nga Kreshnik Spahiu ne facebook

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi, ka shfrytëzuar rastin të atakojë televizionin Top Channel dhe Digitalb, duke i akuzuar se i kanë kopjuar simbolet, të cilat i ka përdorur që në vitin 2011. 

“Pa koment, patriotizëm i kopjuar dhe i vonuar për Top Channel dhe Digitalb. Dje tallej, sot krenohet” shkruan Spahiu në facebook, ndërkohë që hedh edhe foto të ngjarjeve.

Marrëdhëniet mes Aleancës Kuq e Zi dhe televizionit Top Channel prej vitesh, edhe para zgjedhjeve nuk kanë qenë të mira. Madje Spahiu akuzoi këtë television se me urdhër të Edi Ramës nuk i hapte asnjë dritare për zgjedhjet.

Ndërkohë që kryqëzimin e duarve në formën e simbolit të shqiponjës, Spahiu thotë se e ka përdorur Aleanca Kuq e Zi e para. Ky simbol është përdorur shumë në këngën Kuq e Zi je ti, dhe shpërtheu në modë në Shqipëri, sidomos pas ndeshjes së kombëtares shqiptare me atë serbe në Beograd vitin e kaluar. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033637046813965
array(1) { ["section"]=> string(74) "kreshnik-spahiu-akuzon-per-kopje-te-simbolit-top-channel-dhe-digitalb-6815" }