Kreshnik Spahiu i ngre një ‘’Peme’’ Edi Ramës…me 365 mashtrimet

Publikuar tek: politike, më 16:14 30-12-2015

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi ka menduar një formë sa festive, aq edhe ‘’alarmante’’: ka ngritur një pemë të Krishtlindjes me 365 mashtrimet qeveritare.

AK bën me dije se viti 2015 është viti i eksodit masiv të shqiptarëve dhe taksave ekstreme. Në fjalën e tij, kreu i Aleancës KuqeZi Kreshnik Spahiu theksoi se ne e ç’dekorojmë pemën me 365 premtime të pambajtura qeveritare.

 “Viti 2015 është viti i çmimeve të larta dhe krizës ekonomike”,-thotë Spahiu.

 Ndërsa, thekson se në vitin 2015 u kryen 236 protesta në Shqipëri kundra kësaj gjendje që ka krijuar qeverisja e majtë për shqiptarët.

“Pensionet s’u rriten, mjekësia mizerabël-thotë ai-, në 2015 shteti s’goditi asnjë bandë mafioze shqiptare”. Kreu i AK-së bëri me dije se në 2015 u larguan 134 biznese të huaja nga Shqipëria, duke krijuar kështu një gjendje pasigurie në vend si dhe pushime masive nga puna.

Ja mashtrimet renditur sipas AK-së:

1) Edi Drama lideri Ballkanit

2) Stadiumi olimpik i Shkodrës

3) 300 mijë vende pune

4) Mjekësi falas

6) Ulje taksash

7) Rritje pensionesh

8) Çmimi energjisë

9) 24 orë ujë

10) Investime të huaja

………………………………..

365) Media (pa)varur

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bilanci i Ramës sipas Berishës
Për festa të gjithë bëhen më të dashur…edhe politikanët. Shihni galerinë e fotove se kë kanë takuar »
Article Logic
Execution time: 0.025002956390381
array(1) { ["section"]=> string(65) "kreshnik-spahiu-i-ngre-nje-peme-edi-rames-me-365-mashtrimet-28878" }