Kreshnik Spahiu letër Bashës: Bojkoto zgjedhjet, i ka fituar në tavolinë dyshja Rama-Meta

Publikuar tek: politike, më 09:47 06-04-2015 Kreshnik Spahiu letër Bashës: Bojkoto zgjedhjet, i ka fituar në tavolinë dyshja Rama-Meta Kreshnik Spahiu

Kreu i Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i ka kërkuar kreut të PD-së Lulzim Basha që të bojkotojë zgjedhjet vendor të 21 qershorit. Argumenti i Spahiut ka qenë se zgjedhjet nuk do të jenë të lira, pasi janë fituar pa rregulla loje në tavolinën e dyshes Rama-Meta. Spahiu ka kërkuar shpërbërjen e menjëhershëm të Parlamentit që përbëhet nga element kriminalë dhe zgjedhje të parakohshme që të ndryshohet Kodi Zgjedhor dhe Harta elektorale.

“Sot është mision historik realizimi i shpërndarjes së Kuvendit dhe dekriminalizimi i sistemit pasi çdo pjesëmarrje në zgjedhje do ishte zhgënjimi dhe dështimi i gjithë frymës opozitare. Pjesëmarrja legjitimon vjedhjen dhe fitoren PS-LSI. Skenari është ta nxjerrin opozitën të tretën në zgjedhje. Humba e opozitës do të vrasë shpresën për 10 vite.’’, thotë Spahiu në letrën e tij duke I thënë qartë Bashës se me PD-në do ta bashkojë revolucioni dhe jo koalicioni.

Spahiu ka thënë që do të refuzojë të gjitha koalicionet nëse nuk arrestohen të gjithë deputetët të dënuar për krime dhe që kërkohen nga Interpoli. Përveç këtyre Spahiu ka kërkuar kontrollin e pastërtisë së figurave për kryetarë bashkie. “Zbardhja e financimeve miliona eurove të pista në fushatë elektorale dhe burgosja e blerësve të votave të 23 qershorit si dhe aplikimi i testit të drogës për të gjithë përfaqësuesit e pushtetit”, janë dy nga kushtet e Spahiut. Ai ka kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor duke u shpallur lista të hapura për këshilltarët bashkiakë si dhe miratimin e të drejtës së 2 milion emigrantëve për të votuar online.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doda propozon Ademin për Shkodrën: Japim shembullin e një fushtate pa kriminelë
Braçe: Bankers mos të heshtë, autoritetet të tregojnë se kush është “Stream Oil’’ »
Article Logic
Execution time: 0.20362401008606
array(1) { ["section"]=> string(92) "kreshnik-spahiu-leter-bashes-bojkoto-zgjedhjet-i-ka-fituar-ne-tavoline-dyshja-rama-meta-7929" }