Kreshnik Spahiu: Nishani të shpërndajë Kuvendin e gangsterëve

Publikuar tek: politike, më 09:27 03-03-2015 Kreshnik Spahiu: Nishani të shpërndajë Kuvendin e gangsterëve Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu ka deklaruar sot se pas ngjarjeve të djeshme ku Tom Doshi akuzoi Edi Ramën dhe Ilir Metën se kanë tentuar ta vrasin, presidenti Bujar Nishani duhet të shpërndajë menjëherë Kuvendin e Shqipërisë.

Sipas Spahiut, Parlamenti është kthyer në një vend gangsterësh. Po kështu Spahiu ka shpjeguar me këtë mënyrë edhe arsyet pse ka refuzuar edhe koalicionin me Partinë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

‘’Presidenti duhet të shpërndajë Kuvendin e gangsterëve dhe të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.Bandat parlamentare kanë  Videokaseta e vrasësve ka për të destabilizuar Shqipërinë.’’, theksoi Spahiu në deklaratën e sotme.

Po kështu Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje që deputetët duhet të tregojnë Certifikatat e Interpolit dhe të publikojnë tabulatet telefonike. Për këto ngjarje, sipas Aleancës Kuq e Zi, vendi duhet të ngrihet në protesta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzen Berisha: Akuzat e Doshit, plotësisht të besueshme
Berisha: Këshilli i vrasjeve thërret Llallën, "heto po deshe" »
Article Logic
Execution time: 0.041598081588745
array(1) { ["section"]=> string(65) "kreshnik-spahiu-nishani-te-shperndaje-kuvendin-e-gangstereve-4833" }