Kreshnik Spahiu rrëfen çfarë i tha Edi Rama për Ilir Metën: Do ta shkrij…

Publikuar tek: politike, më 14:32 16-01-2016 Kreshnik Spahiu rrëfen çfarë i tha Edi Rama për Ilir Metën: Do ta shkrij…

Kreshnik Spahiu, kreu i Aleancës Kuq e Zi ka bërë një rrëfim të pazakontë ditën e djeshme në emisionin ‘’Zonë e Lirë’’.

Ai ka treguar një bisedë, sipas tij konfidenciale, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama, para se të bënte koalicionin me LSI-në.

Dhe në këto ditë, kur fortësia dhe qëndrueshmëria e koalicionit PS-LSI është e shumëdiskutuar, rrëfimi vjen më aktual se kurrë. Por nuk është vërifikuar ende vërtetësia e bisedës.

“E pyeta, pse po bën koalicion me LSI-në? Kreshnik më tha, LSI është parti e majtë. Dua ta çoj te 7 penxheret. Synimi im është ta shkrij LSI-në. Më ka thënë mua vetë’’, tregoi Spahiu shkurt.

Ai shtoi se Rama është ‘’tradhëtar’’:

“Ky njeri tradhton këdo si partner. Ka tradhëtu 5 herë deri tani Ilir Metën. Ilir Meta dhe çdokush duhet të ndërgjegjësohet…do vijë dita që Edi Rama do t’i groposë këta”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama shkon në Durrës dhe bën takim me dyer të mbyllura me strukturat. Zbulohet kërkesa kryesore e kryeministrit
E shtunë, pushim. Zyra e shtypit në PD përton të punojë dhe ja çfarë deklarate bën në emër të Bashës »
Article Logic
Execution time: 0.018829107284546
array(1) { ["section"]=> string(77) "kreshnik-spahiu-rrefen-cfare-i-tha-edi-rama-per-ilir-meten-do-ta-shkrij-30161" }