Kreshnik Spahiu sms Kryeprokurorit kosovar: Liroje Albinin dhe hiqja prangat opozitës

Publikuar tek: politike, më 14:30 29-11-2015 Kreshnik Spahiu sms Kryeprokurorit kosovar: Liroje Albinin dhe hiqja prangat opozitës

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i ka dërguar një sms Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës ku i ka kërkuar lirimin e deputetit të VV-së, Albin Kurti.

Kreshniku shprehet se ata që duhet të arrestohen në Kosovë janë qeveritarët e korruptuar dhe jo opozita e vendit.

“Mesazh im sms drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës. I nderuar miku im, mos arrestoni opozitën por qeveritarët e korruptuar të Kosovës. Arrestimi Albin Kurtit është burg politik për opozitën shqiptare. Koha e burogosjeve politike në Kosove strategji serbe. Kosova ka nevojë për stabilitet dhe jo anarki. Miku im, Prokuroria e Kosovës s'mund jetë kërbaç i Hashim Thaçit.  Shqipëria i ka sytë dhe besimin tek ti. Liroje Albinin dhe hiqja prangat opozitës. Të përshëndes Kreshniku", njofton vetë kreu i AK-së për këtë mesazh.

Lexo edhe:

Na jepni Albinin, tu japim Ballist Morinin!

LSI, Vasili: Politika në Kosovë të rivendosë dialogun politik, i vetmi mjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Luan Rama: Festimi i ndarë, nxjerr lakuriq ata që bëjnë homazhe për hipokrizi
“Vetëvendosja” përplas Braçen me këshilltarin e Mustafës. Havolli publikon mesazhin privat të deputetit socialist »
Article Logic
Execution time: 0.015262842178345
array(1) { ["section"]=> string(90) "kreshnik-spahiu-sms-kryeprokurorit-kosovar-liroje-albinin-dhe-hiqja-prangat-opozites-26535" }