Kreu demokrat i Vlorës ndërmerr nismën rebele, por në fund i këput një shprehje që stonon keq...

Publikuar tek: politike, më 08:59 27-04-2016 Kreu demokrat i Vlorës ndërmerr nismën rebele, por në fund i këput një shprehje që stonon keq...

Moisi Meminaj, kreu i demokrat për Vlorën ndërmerr nismën rebele, për të fshirë të gjitha parrullat e komunizmit që ndodhen në fshatrat e administruar nga Bashkia e Himarës. Por në fund i këput shprehjen që të bën të dyshosh nëse duhet ta ndjekësh apo jo.

“Por sikurse thotë shprehja nuk mbulohet dielli me shoshë ose sipas thënies së popullit nuk lahet m..i me sh…e’’, shkruan Meminaj.

Dhe të gjithë e kuptojmë se për çfarë e ka fjalën, që pas deklaratës serioze kundër komunizmit, sikur stonon.

“U nxita te shkruaj disa rreshta duke lexuar nje koment i bere nga nje qytetar ne faqen zyrtare ne fb te deputetit te Vlores Koco Kokedhima, ku i kerkonte qe bashkia e Himares, prokuroria , policia dhe gjithe dynjaja te nisnin hetimet dhe te benin kallezim penal per aktin “vandal” te ndodhur ne Kudhes ( shuarja me boje e parullave komuniste).

Mund te them me keqardhje qe edhe pse kane kaluar plot 25 vjet nga renia e sistemit komunist, rilindasit e sotem dhe pse jo deri diku shoqeria shqiptare nuk e kane kallur ne dhe kufomen e komunizmit, per me teper kjo kufome prezantohet nga pushtetaret e tipit Kokedhima edhe si trashegimi kombetare.

Filozofia e komunizmit, kush ka nevoje per te, kur dihet shume mire se cfare gjemash ka bere per 45 vjet, 10.000 te vrare dhe te pakten 100.000 te arrestuar , torturuar dhe burgosur, PSE tani, ne vend qe qeveria te meret me gjera konkrete si ekonomia ne krize, papunesia ne rritje, asnje investim public, s’ka rritje rrogash e pensionesh etj. Pse po kthen friken dhe terrorin nder qytetar duke u marr dhe prishur pronat pa te drejt,po ndodh ne Vlore.

Pse perjashtohet ish –kryeministri Sali Berisha per 10 dite nga parlamenti per deklaratat e leshuara ne séance plenare ku u beri thirrje qe te armatosen per te mbrojtur veten dhe sigurine e tyre ne menyre ligjore.

Mos valle duan te na trembin me metoda pak komuniste per te terhequr vemendjen nga varferia ekstreme.”, komentonte Meminaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arta Dade "flirt politik" me Ilir Metën pas "divorcit" me Edi Ramën
Edhe Lindita Nikolla me kredi, kjo është pasuria e ministres dhe bashkëshortit të saj »
Article Logic
Execution time: 0.035516023635864
array(1) { ["section"]=> string(98) "kreu-demokrat-i-vlores-ndermerr-nismen-rebele-por-ne-fund-i-keput-nje-shprehje-qe-stonon-keq-38808" }