Kreu i BERZH takon Panaritin: 100 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Publikuar tek: politike, më 13:46 13-10-2015 Kreu i BERZH takon Panaritin: 100 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, pati sot një takim me drejtorin për Shqipërinë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kristof Denk, lidhur me zbatimin e mekanizmit të ri financiar të mbështetjes së bujqësisë nëpërmjet mobilizimit të fondeve të garancisë.

Ky mekanizëm, synon të krijoje linja kreditimi shumë të favorshme për bujqësinë shqiptare në një shumë rreth 100 milion euro. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do të jetë katalizatore e një procesi që synon të përfshijë edhe mjaft banka të nivelit të dytë me portofol krediti, kushtuar bujqësisë. Drejtori i Bankës, i paraqiti për konsideratë ministrit Panariti kontratën midis dy institucioneve, përkatësisht Ministrisë së Bujqësisë dhe BERZH, ku detajohen hapat për gjenerimin e këtij financimi të madh.

BERZH angazhohet për mbulimin e humbjeve fillestare dhe zbutjen e riskut në financim, ndërsa qeveria shqiptare angazhohet të mobilizojë fondet e garancisë për injektimin e këtyre fondeve në prodhimin bujqësor, agropërpunim, si dhe infrastrukturë mbështetëse për bujqësinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një shqiptar, miku i Stipe Mesiç, kandidat për deputet në Parlamentin e Kroacisë
Peleshi: Do rehabilitohet lumi Gjanica, gati lista me ndërtimet që do shemben »
Article Logic
Execution time: 0.021152973175049
array(1) { ["section"]=> string(75) "kreu-i-berzh-takon-panaritin-100-milione-euro-per-bujqesine-shqiptare-23023" }