Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Moti do përkeqësohet, thirrje banorëve të largohen nga këto zona

Publikuar tek: aktualitet, më 18:56 30-11-2017 Kreu i Emergjencave Civile jep alarmin: Moti do përkeqësohet, thirrje banorëve të largohen nga këto zona

Kreu i i Emergjencave Civile Shemsi Prençi ka dhënë alarmin se moti do të përkeqësohet në ditët në vijin.

I ftuar në studion e Report Tv, Prençi u ka bërë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë në zonën e ultësirës perëndimore, përkatësisht nga Shkumbini në Vlorë, që duhet të largohen pasi janë të rrezikuar.

“E para është shumë e domosdoshme që të gjithë ata që disponojnë bagëti duhet të ishin larguar nga ultësira përëndimore. Kam parasysh nga Shkumbini në Vlorë. Atje ku ata kanë historikun e 2015 nuk duhet të jenë më në stallat ku është shkaktuar përmbytja. Kemi një reagim qytetar shumë të dobët në raport me atë  që jep shteti. Ne kemi patur fermerë që i kemi kontaktuar Banorët duhet të ishin evakuar. Ata që janë në zonat e rriskut, që kanë nivelin e ndërtimit dhe stanet e bagëtive duhet të largohen. Janë të njoftuar është bërë e ditur harta e rriskut.  Duhet të kemi kujdes nga lumenjtë malorë dhe përrenjtë sepse vërshojnë shpejt”, është shprehur Prençi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Stuhi e frikshme po i afrohet Shqipërisë, por ja kur do kthjellohet moti
Situatë alarmante nga moti i keq në Vlorë, evakuuohen tre familje »
Article Logic
Execution time: 0.0041871070861816
array(1) { ["section"]=> string(109) "kreu-i-emergjencave-civile-jep-alarmin-moti-do-perkeqesohet-thirrje-banoreve-te-largohen-nga-keto-zona-101397" }