Kreu i Ligjeve: Ka korrupsion me koncesionet. Histori e tillë është ajo e hidrocentraleve

Publikuar tek: politike, më 10:22 09-07-2015 Kreu i Ligjeve: Ka korrupsion me koncesionet. Histori e tillë është ajo e hidrocentraleve Nga mbledhja e komisionit te ligjeve

Kreu i Komisionit të Ligjeve në Parlamentin e Shqipërisë ka qenë i ashpër me zyrtarët e lartë të ministrive që vazhdojnë sipas tij të bëjnë korrupsion në dhënien e koncesioneve.


Deklaratat e tij u bënë gjatë diskutimit në komision të ligjit për koncesionet dhe partneritetin public privat.

Xhafaj ka lënë të kuptohet se abuzimi dhe korrupsioni, bëhet me ligj, ndaj është i nevojshëm ndryshimi i ligjit.

“Historia e hidrocentraleve ka qenë një histori korrupsioni në këtë vend dhe vazhdon të jetë një histori korrupsioni. Format janë të njëjta, ofertë e pa kërkuar, bonusi etj”, tha Xhafaj.

 “Ne duhet të sjellim një ligj që është i qëndrueshëm, që i jep mundësi të gjithëve, që është i barabartë dhe që krijon mundësi për garë. Është ligji që duhet t’i garantojë. Pastaj dalin nëpunësit e vegjël tuajit atje, që bëjnë pazare nga mëngjesi deri në darkë”, denoncoi Xhafaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ruçi-Halimit: Propozimi i PD bllokon reformën në drejtësi. Halimi: Kërkesë e ndërkombëtarëve
Tom Doshi: Ja e vërteta se çfarë u thashë deputetëve sot në Kuvend »
Article Logic
Execution time: 0.02039098739624
array(1) { ["section"]=> string(93) "kreu-i-ligjeve-ka-korrupsion-me-koncesionet-histori-e-tille-eshte-ajo-e-hidrocentraleve-15695" }