Kreu i PD-së Vlorë, Meminaj: ‘’LungoRama’’, një plazh ku vetëm derrat zhgërryhen

Publikuar tek: politike, më 12:31 04-04-2015 Kreu i PD-së Vlorë, Meminaj: ‘’LungoRama’’, një plazh ku vetëm derrat zhgërryhen Moisi Meminaj

Gjatë protestës së PD-së në Vlorë, kreu i degës në qytetin bregdetar Moisi Meminaj ka shprehur shqetësimin për “’Lungomaren’’, duke e cilësuar si një “LungoRama” ku zhgërryhen vetëm derrat. Meminaj tha se Rama po bën prishje selektive të banesave dhe se vlonjatët i ka marrë malli për të ecur në asfalt.

 “Vlora dhe vlonjatët kanë qenë të tradhëtuar nga kjo qeveri. Rama është shprehur se shumë shpejt do të kenë kantiere të mëdha ndërtimi por në fakt deri tani kemi parë vetëm shkatërrim. Është shprehur se kantier ndërtimi do jetë Lungomare apo ‘’LungoRama’’, por tashmë kemi plazh ku vetëm derrat mund të zhgërryen. Edhe deputetja e tyre hodhi të njëjtat akuza.”, u shpreh Meminaj.

Meminaj theksoi se nuk mund të pranohen prishjet selective që Rama po bën.

“Ai flet për infrastrukturën por vetëm të tillë nuk ka. Na ka marrë malli ne vlonjatëve për të ecur në asfalt. Të freskët kemi përmbytjen në Novoselë ku kreytari i PD dhe kryeministri i ardhshëm i bëri thirrje të shpallë gjendjen e emergjencës, por Rama jo vetëm që nuk dëgjoi po as nuk u kujdes. Ato pak ndihma i morën ata të katit të pestë, ndoshta ishin të shokuar duke parë ata të katit të parë.”, ka ironizuar por njëkohësisht edhe akuzuar Meminaj për ndarjen e ndihmave gjatë përmbytjeve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përçahet PDIU-ja/ Tahiri zgjedh Bashën, Idrizi bëri koalicion me Ramën
PS, Manja: PD të japë qëndrimin për dosjen e Arben Ristanit »
Article Logic
Execution time: 0.032516956329346
array(1) { ["section"]=> string(78) "kreu-i-pd-se-vlore-meminaj-lungorama-nje-plazh-ku-vetem-derrat-zhgerryhen-7810" }