Kreu i PD Vlorë: Ristanit t’i dalë njëherë rakia, e të bëjë raporte. Një ditë më parë Murrizi: ministrat e PD lanë gratë për kurvat por e përgënjeshtron

Publikuar tek: politike, më 09:10 07-10-2015 Kreu i PD Vlorë: Ristanit t’i dalë njëherë rakia, e të bëjë raporte. Një ditë më parë Murrizi: ministrat e PD lanë gratë për kurvat por e përgënjeshtron Nga mbledhja e kryesise se PD

Partia Demokratike po kalon momentet më të vështira të vetat kur kërkon riformatim të degëve dhe kryetarët e PD-ve nëpër rrethe po sulmojnë deri në argumente personale funksionarët dhe zyrtarët në qendër.

Të gjithë menduan se Myslim Murrizi kishte bërë shaka në gazetën sot për deklaratën e tij për funksionarët e PD që kanë lënë gratë e kanë marrë dashnoret. 

Por dje, Lulzim Basha, e filloi revolucionin pikërisht nga Lushnja, në krah të Myslym Murrizit, kreut të PD Lushnje, i cili ishte i ashpër me disa funksionarë të PD, në listë Genc Pollo, Enkelejd Alibeaj. Basha siç duket i ka kërkuar Murrizit të rishikojë deklaratën ose ta përgënjeshtrojë.

murrizi

Dhe për të vijuar në linjën e tij të dashnoreve e kurvaveve Murrizi përgënjështron lajmin e shkruan: “Marr shkas nga një shkrim i sotëm i botuar në gazetën Sot, ku paturpësisht aludon për emra deputetësh e ish ministrash sipas porosisë që kjo gazet-kare ka marrë ndjej detyrim të sqaroj se kurrë nuk jam marrë dhe s’merrem me familjet e askujt”, shkruan Murrizi në facebook.

Një ditë më parë prononcimi i tij ishte:

“Pjesa më e madhe nuk dinë si kërkohen vota. Unë kam qenë deputet në vitin 1997, 16 deputetë kemi qenë në opozitën e atëhershme. Këta që sot bëjnë të gjithë bërr bërr kanë qenë refugjatë. Këta që i ndajnë gratë e marrin dashnore nuk më bie mendja mua. Këta i mori në qafë Berisha se i bëri me lekë në Pushtet dhe i lanë të gjithë gratë e zunë dashnore. Nuk e keni dëgjuar ju se disa, sa u bënë ministra, i lanë gratë? Lanë gratë e morën kurvat” deklaroi Murrizi.

Por sot, është Moisi Meminaj ai i cili shpërthen kundër zyrtarëve të PD që kanë bërë raportin përfundimtar për zgjedhjet dhe për këtë do të bëjnë edhe analizën.

lista

Akuzuat e Moisi Meminaj, kryetar i PD së Vlorës, shkojnë për Arben Ristanin e Eno Bozdon. Meminaj hedh poshtë raportin e PD për zgjedhjet vendore në Vlorë dhe akuzon Ristanin se ka qenë I dehur kur e ka bërë.
“Ti referohemi shifrave dhe më pas drejtuesve duhet tu dalë njëherë pija pastaj të komentojnë rezultatin e zgjedhjeve për rikonceptim të strukturave e lidershipit. Të gjitha bla-bla-të, të verbuarit për ethet për karrige, pijanecët e derbederët, ti hapin sytë, tu dal pija dhe ta mbyllin sqepin, të shohin rezultatet e KQZ” tha kreu i demokratëve të Vlorës. “Deri më tani nuk kam bërë ndonjë koment dhe status mbi zgjedhjet e 21 qershorit 2015, por kam preferuar të pres. Por vjen një moment dhe heshtja thyhet pasi dëgjon nëpër korridore dhe cepa se do të ketë rikonceptim të degëve dhe Vlora është në listë” tha Meminaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Nuk është koha”, Balla i PS i përgjigjet Vasilit të LSI për "impulset e reja" në qeverisje
Rama takim me Metën në Kryesi i dyti pas kthimit nga SHBA »
Article Logic
Execution time: 0.01457405090332
array(1) { ["section"]=> string(154) "kreu-i-pd-vlore-ristanit-t-i-dale-njehere-rakia-e-te-beje-raporte-nje-dite-me-pare-murrizi-ministrat-e-pd-lane-grate-per-kurvat-por-e-pergenjeshtron-22526" }