Kreu i PDK Preshevë: Lugina t’i bashkohet Kosovës, edhe pa Leposaviqin e Zubin Potokun

Publikuar tek: rajon, më 16:42 08-08-2018 Kreu i PDK Preshevë: Lugina t’i bashkohet Kosovës, edhe pa Leposaviqin e Zubin Potokun

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se Lugina duhet ti bashkohet Kosoves edhe nëse e humb Leposaviqin e Zubin Potokun. 

“Në këtë fushë edhe mund të bëhet një rishikim i kufijve, sepse ata nëse nuk duan të qëndrojnë akoma më tepër në Kosovë ndërsa ne nuk po duam të mbetemi në Serbi, pse të mos ndodh rishikimi i kufijve të vendosur me dhunë atëherë kur shqiptarët kishin pak fuqi”, tha Ragmi Mustafa për RTV Dukagjinin.

Mustafa thotë se po të ndodhte kjo marrëveshje, do të ishte historike dhe do t’u hapte perspektivën dyja vendeve.

“Kjo do të ishte një shembull shumë i mirë në Evropë dhe në botë që dy shtete historikisht armike në fund e zgjidhin problemin në mënyrë paqësore dhe njohin njëra tjetrën, do të jetë një perspektivë shumë e madhe”, deklaroi Mustafa.

Mustafa thotë se po të humbet kjo mundësi që Lugina të bashkohet me Kosovën, ato treva do të boshatisen përfundimisht, dhe këto toka historikisht shqiptare, do t’i mbeten Serbisë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bakteri prek spitalin, mbyllen të gjitha sallat e operacioneve
»
Article Logic
Execution time: 0.020358085632324
array(1) { ["section"]=> string(91) "kreu-i-pdk-presheve-lugina-t-i-bashkohet-kosoves-edhe-pa-leposaviqin-e-zubin-potokun-130531" }