Kreu i PS në Kelmend Vesel Vuçinaj qëllon me armë fqinjin, arrestohet

Publikuar tek: barometri, më 08:21 26-02-2018 Kreu i PS në Kelmend Vesel Vuçinaj qëllon me armë fqinjin, arrestohet

Zbardhen detaje tronditëse nga plagosja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Malësi të Madhe.

Sipas të dhënave më të fundit, autori i plagosjes është Vasel Vuçinaj, i cili rezulton të jetë kreu i Partisë Socialiste i njësisë administrative Kelmend.

Mësohet se 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të fqinjit e për pasojë ka plagosur në shpatull 51-vjeçarin Mark Zef CEKAJ në fshatin Vukël, Kelmend, Malesi e Madhe. 

NJOFTIMI I POLICISE:

Plagos me armë zjarri  për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në kohë rekord nga Policia

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik , me të cilën dyshohet se është kryer plagosja

Me datë 25.02.2018 , në orët e para të mëngjesit, është marrë njoftim te Salla Operative se  në fshatin Vukël, Malësi e Madhe, ka të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore të Sektorit Kundër Krimeve të Rënda ,  forcat policore të Komisariatit të Policisë  Malësi e Madhe si dhe një grup i FNSh Shkodër për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kapjen e autorëve.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Vasel Vuçinaj ka qëlluar me armë zjarri automatik  në drejtim të banesës së shtetasit  M.Ç, 51 vjeç, banues në Vukël, i cili ka mbetur i plagosur në shpatull dhe ndodhet në spital , paraprakisht jashtë rreziku për jetën.

Pas një pune të mirëorganizuar të forcave policore të ndodhura në vendngjarje, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje së bashku me armën e krimit, konkretisht:

– Vasel Vuçinaj, 49 vjec, banues në fshatin Vukël, Malësi e Madhe

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua arma e zjarrit automatik si dhe në vendngjarje nga kqyrja u sekuestruan 12 gëzhoja.

Po vijojnë veprimet hetimore  për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12154102325439
array(1) { ["section"]=> string(75) "kreu-i-ps-ne-kelmend-vesel-vucinaj-qellon-me-arme-fqinjin-arrestohet-111478" }